Bota

Trump publikon letrën ku protestuesit paqësorë cilësohen terroristë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:47 - 05/06/20 |
Al Do

Presidenti Trump ka ndarë në Twitter një kopje të një letre që duket se është shkruar nga një prej ish-avokatëve të tij, John Dowd, për ish-sekretarin e mbrojtjes James Mattis, pasi ai kritikoi rëndë Trump të mërkurën për përçarje të Amerikës.

Ish-avokati i Donald Trump, John Dowd

 

Letra mbështet shpërndarjen e dhunshme të protestuesve të cilët ishin mbledhur në zonën e parkut të vogël Lafayette midis Shtëpisë së Bardhë dhe kishës së Shën Gjonit.

Në fillim të javës disa protestues ishin mbledhur në atë zonë teksa protestonin në mënyrë paqësore për vrasjen e George Floyd. Presidenti Trump do të bënte një fotografi pranë kishës së quajtur “Kisha e Presidentëve” dhe urdhëroi shpërndarjen e protestuesve me çdo mënyrë.

Në letrën e publikuar nga Trump thuhet: “Protestuesit e rremë në parkun Lafayette nuk ishin paqësorë dhe nuk janë realë. Ata janë terroristë që përdorin studentë dembelë të mbushur me urrejtje për të djegur dhe shkatërruar.”

Ish-avokati i Trump paralajmëron Mattis se “Ky është nihilizmi i ri”.

Ish-sekretari i mbrojtjes në SHBA, James Mattis, i cili u emërua në fillim të mandatit të presidencial nga Trump por u shkarkua më vonë, ka kritikuar ashpër presidentin se ai po keqpërdor ushtrinë dhe po përçan amerikanët duke mos u përpjekur të jetë unifikues ndaj protestave të fundit por se po polarizon akoma më shumë shoqërinë. /Opinion.al

 

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis

Pas