Pas lajmeve se Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ishte nën hetim për zgjedhjet e Amerikës, ka ardhur edhe konfirmimi nga vetë ai. Në një postim në “Tëitter”, Trump ka akuzuar Zëvendës Prokurorin e Përgjithshëm amerikan se po bën një “gjueti shtrigash”.
“Po hetohem për pushimin nga puna të drejtorit të FBI-së nga personi që më kërkoi ta pushoja” – ka shkruar Trump në “Tëitter”. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein, ka shkruar se Shtëpia e Bardhë po gjen justifikime për largimin e drejtorit të FBI-së.
Rosenstein mori përsipër hetimin nëse Rusia u përpoq të manipulojë zgjedhjet amerikane në favor të Trump./Opinion.al