Bota

Trump: Po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:38 - 20/09/20 |
Opi Nion

Presidenti Amerikan Donald Trump i është rikthyer sërish marrëveshjes Kosovë- Serbi të firmosur në Shtëpin e Bardhë. Ai e ka përdorur këtë argument gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në Karolinën e Veriut. Ndërsa rikujtoi nominimin që iu bë për çmimin Nobel, Trump tha se administrata e tij po ndalon vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për një javë më nominuan për dy Çmime Nobel për Paqe. A mund ta besoni? Shkova në shtëpi dhe i thash Zonjës së Parë: ‘Zonjë e Parë, ndodhi një gjë e mirë sot, u nominova për Çmimin Nobel për Paqe’. Dy ditë më vonë shkova prapë në shtëpi dhe i thash: ‘Zonjë e parë, nuk do ta besosh që sërish u nderova me Çmimin Nobel’ për Kosovën dhe Izraelin. I thashë Zonjës së Parë: Mos u brengos se ky tregim është për Nobelin e Paqes. Po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Po vriten mes vete për shumë vite. Djem, të bashkohemi,- i thashë  kryeministrit Hoti dhe presidentit serb Vuçiç”, u shpreh presidenti amerikan./Opinion.al

Pas