Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump po e bën Amerikën të hesht 

2025/03/19 at 11:29 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Trump po e bën Amerikën të hesht 

Zëri i Amerikës, Radio Evropa e Lirë, Radio Azia e Lirë: Këto media janë një zë qendror, i pacensuruar për qytetarët në shumë shteteve autokratike. Presidenti i SHBA-së tani u ka prerë paratë me dekret. 


Donald Trump u ka ofruar armiqve të Amerikës një “dhuratë masive” – kështu e sheh Stephen Capus, drejtuesi i stacionit Radio Evropa e Lirë / Radio Liberty (RFI/RL) vendimin e fundit nga Shtëpia e Bardhë. “Ajatollahët iranianë, udhëheqësit komunistë kinezë, autokratët në Moskë dhe Minsk do të festonin shuarjen e Radios Evropa e Lirë pas 75 vjetësh. Dorëzimi i një fitoreje tek kundërshtarët tanë do t’i bënte ata më të fortë dhe Amerikën më të dobët.” 

Shkaku për deklaratën e zymtë ishte një urdhër ekzekutiv nga Shtëpia e Bardhë i datës 14 mars. Nën titullin “Vazhdim i Reduktimit të Burokracisë Federale”, tetë autoritete udhëzohet të reduktojnë aktivitetet dhe stafin e tyre në nivel minimal. Mes tyre Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Median Globale (USAGM), përgjegjëse për transmetuesit e huaj të financuar nga qeveria. Ajo drejton ndër të tjera stacionin e Zërit të Amerikës (VOA) dhe financon zyrtarisht stacione të pavarura si RFI/RL dhe Radio Free Asia. Të gjithë tani janë të kërcënuar me mbyllje. 

Reporterë pa kufij: Goditje e rëndë ndaj lirisë së shtypit 

Ndërprerja e më shumë se 60 programeve në gjuhë të ndryshme do të prekte miliona njerëz, veçanërisht në vendet ku qeveritë autokratike e pengojnë shtypin vendas të raportojë lirisht. “Kjo është me të vërtetë një goditje serioze për lirinë e shtypit,” tha Maren Pfalzgraf, drejtuese e Amerikës së Veriut dhe Jugut për seksionin gjerman të Reporterëve pa Kufi (RSF), në një intervistë për DW. “Vendimi prek miliona njerëz në mbarë botën, të cilëve u është dhënë informacion i pavarur nga transmetuesit e huaj amerikanë”. 

Shembulli Zimbabve: Një zë kritik hesht 

Çfarë do të thotë kjo konkretisht mund të kuptohet duke përdorur shembullin e Zimbabvesë. RSF e rendit këtë vend të Afrikës së Jugut në pozicionin e 116 në renditjen e lirisë së shtypit dhe ia atribuon renditjen e dobët, ndër të tjera, mbikëqyrjes arbitrare të telekomunikacionit, shpifjeve kundër opozitës në televizionin shtetëror dhe arrestimeve të rregullta të gazetarëve të pavarur. Në këtë  situatë të vështirë informacioni, Zëri i Amerikës ka transmetuar deri më tani në tre gjuhët më të rëndësishme: anglisht, Shona dhe Ndebele. 

Një gazetar nga Zimbabveja, i cili më parë ka punuar kryesisht për Zërin e Amerikës, i tha DW: “Media e kontrolluar nga qeveria ka injoruar deri tani çështje të tilla si të drejtat e njeriut, korrupsioni e kështu me radhë. Në mediat sociale, përfaqësuesit dhe mbështetësit e qeverisë brohorisnin gjatë fundjavës. Kjo tregon gjithçka se i rëndësishëm ka qenë Zëri i Amerikës deri më tani.” 

Donald Trump, Elon Musk und Kari Lake kanë perspektivën e tyre për VOA 

Përveç urdhrit ekzekutiv, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë me një titull që satirizonte emrin e Zërit të Amerikës: “Zëri i Amerikës Radikale”. Më tej thuhej, se urdhri siguron që “tatimpaguesit nuk duhet të paguajnë më për propagandën radikale”. Në një grumbullim linqesh thuhej se përfshiheshin provat e pretenduara për kritikat. Formulimi të kujton një postim të këshilltarit të Trump për uljen e burokracisë dhe efikasitetit, Elon Musk:  Në shkurt, ai i quajti Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë si “radikalë të majtë që flasin me veten e tyre duke djegur një miliard të taksapaguesve amerikanë”. 

Maren Pfalzgraf nga Reporterët pa Kufij tregon për Kari Lake, drejtuesen de-facto të USAGM nën Trump. “Ajo postoi në Twitter se donte të përhapte arritjet e Amerikës.  Kjo të le të kuptosh që ajo dëshiron të ushtrojë ndikim editorial dhe të përhapë perspektivat e saj në botë, pra ato të administratës Trump,” thotë Pfalzgraf. 

Administrata Trump pezulloi nga puna më shumë se 1300 punonjës të Zërit të Amerikës gjatë fundjavës, urdhër që hyri në fuqi menjëherë. Një gazetare aziatike që kishte punuar më parë në selinë qendrore në Uashington tha për DW se rreth 550 gazetarë ishin pushuar nga puna në fund të muajit. “Shumë nga këta 550 gazetarë nuk janë shtetas amerikanë, por janë në SHBA me viza trajnimi dhe duhet të largohen nga vendi”, shkruan ajo për DW. Ajo tha se ishte e zemëruar, e trishtuar dhe thellësisht e shqetësuar për situatën: “Lajmet neutrale, objektive, të sakta dhe të bazuara në fakte po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u ofruar në një botë të përmbytur nga propaganda dhe dezinformata.  Jam krenare që kam pasur mundësinë të punoj me gazetarë që kanë prioritet të vërtetën.” 

VOA: “Burimi më i besueshëm i informacionit të pacensuruar” i lëvizjes demokratike në Kinë 

Zëri i Amerikës u transmetua për herë të parë në vitin 1942 – në gjermanisht, për të ofruar një alternativë ndaj programeve radiofonike që ishin standardizuar nga regjimi nazist. Numri i gjuhëve u rrit me shpejtësi. Me një mision të ngjashëm, RFE/RL u themelua gjatë Luftës së Ftohtë dhe RFA u shtua në vitin 1996. 

Chang Ping nga programi kinez i DW ishte i pranishëm në protestat pro-demokracisë në Kinë në vitin 1989. “Më kujtohet mirë që të gjithë u mblodhën në një cep të kampusit për të dëgjuar Zërin e Amerikës përmes megafonëve të vendosur nga studentët. Në atë kohë, ai ishte burimi më i besueshëm dhe i pacensuruar i informacionit, që na siguronte vëmendjen ndërkombëtare për lëvizjen e demokracisë kineze dhe inkurajonte protestat e studentëve”, shkruan Chang. Protestat përfundimisht u shtypën përgjakshëm dhe çdo përkujtim i qindra viktimave shtypet nga shteti. 

A mund BE të shpëtojë “Evropën e Lirë”? 

Zëri i Amerikës është pjesë e unionit ndërkombëtar të shërbimit publik DG8, anëtare e së cilës është edhe Deutsche Welle. Drejtori i DW, Peter Limbourg kritikoi në një konferencë shtypi të thirru shpejt online, se administrata Trump kishte dobësuar me këtë hap lirinë dhe kishte forcuar autokracinë. “Përvoja e deritanishme e kolegëve tanë në Evropë është: Sapo të krijohet një vakum, kinezët dhe rusët do të hyjnë atje, dhe kjo është për të ardhur keq. Kjo është arsyeja pse unë besoj se Europa me të vërtetë duhet të bëjë diçka urgjentisht tani.” 

Të paktën në rastin e Radios Evropa e Lirë me bazë në Pragë, kjo madje mund të ndodhë: Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky ka thënë se do të angazhohet brenda Bashkimit Evropian për të mbështetur buxhetin e transmetuesit në të ardhmen. 



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
“E morëm nga “çadra”, thoshte; Rama ik”, kryeministri ironizon Bashën: Luli ka lindur me këmishë nate! 

“E morëm nga “çadra”, thoshte; Rama ik”, kryeministri ironizon Bashën: Luli ka lindur me këmishë nate! 

Video/ “Luli ka lindur me këmishë nate”, Basha i përgjigjet Ramës: Me ça i ke veshur shokët? Këmishë burgu? 

Video/ “Luli ka lindur me këmishë nate”, Basha i përgjigjet Ramës: Me ça i ke veshur shokët? Këmishë burgu? 

SHBA, gjykatësi bllokon veprimet për mbylljen e USAID-it: Musk po shkel Kushtetutën 

SHBA, gjykatësi bllokon veprimet për mbylljen e USAID-it: Musk po shkel Kushtetutën 
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com