Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump përpiqet të mbrojë pasuritë e paluajtshme në gjyqin civil për mashtrime

2023/10/04 at 4:23 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkrimtarja e akuzon për përdhunim, reagon Trump: Historia më e sajuar që kam dëgjuar

Ish-presidenti Donald Trump po përballet në gjykatë me një padi civile prej 250 milionë dollarësh, sipas së cilës ai ka dhënë informacione të rreme mbi vlerën e perandorisë së tij të pasurive të paluajtshme.


Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, ngriti padi kundër zotit Trump, dy djemve të tij të rritur dhe kompanisë së tij.

Ish-presidenti Donald Trump është kthyer në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut. Këtë radhë ai po përpiqet që pasuritë e paluajtshme të mos bien në zotërim të shtetit të Nju Jorkut.

Zoti Trump akuzohet se ka ekzagjeruar në miliarda dollarë vlerën e pronave të tij për të siguruar kushte dhe marrëveshje më të favorshme nga bankat, investitorët dhe partnerët e biznesit. Akuza parashikon një gjobë prej të paktën 250 milionë dollarësh.

“Donald Trump dhe të pandehurit e tjerë kanë kryer mashtrime të vazhdueshme dhe të përsëritura. Mesazhi im është i thjeshtë. Pavarësisht se sa i fuqishëm je, sado para që mendon se mund të kesh, askush nuk është mbi ligjin”, tha Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James.

Padia përqendrohet tek disa prona, për të cilat ka dyshime se janë të mbivlerësuara. Në një rast, zoti Trump tha se grataçiela e tij në Wall Street kishte një vlerë prej shumë se 735 milionë dollarësh, ndërsa vlerësimi zyrtar ishte 550 milionë dollarë, një diferencë prej gati 200 milionë dollarësh.

Në një rast tjetër, zoti Trump tha se vila e tij në Mar-a-Lago kishte një vlerë prej 739 milionë dollarësh, një shifër që Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut thotë se është 10 herë më e lartë sesa një përllogaritje e arsyeshme e vlerës së saj.

Ndërkohë Trump i mohon me forcë këto akuza.

“Ky është vazhdimi i gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave. Bankat i morën paratë e tyre. Kurrë nuk ka pasur dështim në pagesën e huave. Nuk ka pasur asnjë problem. Gjithçka ishte në rregull. Nuk ka patur krim. Krimi është kundër meje, sepse kemi një prokurore të korruptuar”, tha Trump në dalje të gjykatës.

Ndërsa vazhdojnë dëshmitë kundër tij, Trump thotë se çështja civile dhe katër aktakuza të veçanta penale me të cilat përballet, po e ndihmojnë atë politikisht.

“Mund t’ju them se votuesit e kuptojnë situatën, sepse sa herë që ngrenë akuza të rreme ndaj meje, mbështetja ndaj meje shtohet dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë”.

Në kohën kur ish-presidenti lufton në gjykatë për të mbrojtur pasuritë e paluajtshme, është ende e paqartë se sa do të ndikojnë problemet e tij ligjore në përpjekjet për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

Etiketa: donald trumppadipasuri


Ju sugjerojmë

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
Bota

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel

14 Qershor, 2026 5:38 pm
Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
Bota

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

14 Qershor, 2026 2:22 pm
Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
Kryesore

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

14 Qershor, 2026 1:57 pm
“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
Bota

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

14 Qershor, 2026 1:25 pm
Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
Kronikë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

14 Qershor, 2026 1:17 pm
Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
Kryesore

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

14 Qershor, 2026 10:09 am
Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
Kryesore

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

14 Qershor, 2026 10:05 am
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi
Kryesore

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi

14 Qershor, 2026 10:00 am
Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
Kryesore

Numërohen votat e diasporës, Vetëvendosja shkon në 51 mandate

14 Qershor, 2026 9:40 am
Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Para
BE arrin marrëveshjen për reformën e ligjeve për emigrantët

BE arrin marrëveshjen për reformën e ligjeve për emigrantët

Rrjeti social më mashtrues sipas hulumtimeve të BE-së

Rrjeti social më mashtrues sipas hulumtimeve të BE-së

Humb jetën 39-vjeçari shqiptar në Greqi, ra nga çatia e një objekti ku po punonte

Humb jetën 39-vjeçari shqiptar në Greqi, ra nga çatia e një objekti ku po punonte
















TE FUNDIT

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor, 2026

Bashkimi Evropian po përgatitet të presë për herë të parë talibanët në Bruksel për “bisedime teknike” mbi kthimin e afganëve...

Lexo më shumë

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
14 Qershor, 2026

Menjëherë pas fillimit të luftës së agresionit kundër Ukrainës, dolën paralajmërime për një rrjedhje të mundshme të paligjshme të armëve,...

Lexo më shumë

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
14 Qershor, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës përmes një video-mesazhi të ndarë në rrjetet sociale, pas deklaratave...

Lexo më shumë

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
14 Qershor, 2026

Agjencia gjysmëzyrtare iranian Fars, duke cituar një burim të informuar, raportoi se Teherani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}