Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump përgatit listën e kabinetit të ri, Pompeo “jashtë loje”

2024/11/10 at 4:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A është Evropa gati për kthimin e mundshëm të ish-presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë

Besnikëri më shumë se kompetencë: Donald Trump nuk dëshiron të rrezikojë “incidentet” e mandatit të parë, kur më shumë se një bashkëpunëtor u përpoq t’i kufizonte vendimet ose nuk e mbështeti plotësisht. Për shembull, ai nuk ia ka falur kurrë ish-Prokurorit të tij të Përgjithshëm, Jeff Sessions, që u tërhoq nga hetimet mbi ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e vitit 2016, në vend që t’i pengonte ato. Kabineti i ri do të jetë plot me njerëz të besuar, pjesërisht të zgjedhur jashtë Kongresit që të jenë më pak të lidhur me institucionet, siç thonë për NBC dy burime të përfshira në procesin e tranzicionit. Për të mbikëqyrur përzgjedhjen, ndër të tjerë, janë djali i madh i Trump-it, Don Jr., dhe Elon Musk: ata do të qëndrojnë në Mar-a-Lago deri të mërkurën, kur Trump do të shkojë në Uashington për t’u pritur në Shtëpinë e Bardhë nga Biden.

Mes emrave që përmenden, gjithsesi, dy kanë kredencialet e duhura. Senatori nga Missouri, Eric Schmitt, ka një marrëdhënie të ngushtë me Donald Trump-in, aq sa pati madje një vend në zonën e rezervuar për familjen Trump gjatë konventës republikane të Milwaukee-t, dhe është kandidat i mundshëm për Prokuror të Përgjithshëm. Po ashtu, senatori nga Florida me origjinë kubane, Marco Rubio, i cili ka qenë kryetar i komisionit të inteligjencës dhe marrëdhënieve të jashtme, duke u treguar i rëndësishëm në mobilizimin e votuesve latino: mund të “shpërblehet” me postin e sekretarit të Shtetit. Në këtë post aspiron edhe ish-drejtori i inteligjencës, Rick Grenell, i cili ka më shumë gjasa të përfundojë si këshilltar për Sigurinë Kombëtare.

Një pozicion është i sigurt: Susan Summerall Wiles, bashkë-kryetare e fushatës, do të jetë shefe e kabinetit, e para grua që mban këtë rol.

Në Departamentin e Mbrojtjes bie ndërkohë ylli i Mike Pompeo-s, i kritikuar nga baza për qëndrimet e tij ndaj sulmit të 6 janarit. Kundër tij është zhvilluar një fushatë në rrjetet sociale, që e shtyu Trump-in të shkruante një postim në Truth ku njoftoi se as ish-sekretari i Shtetit, as Nikki Haley, ish-ambasadore në OKB dhe rivale e Trump-it në primaret republikane, nuk do të jenë pjesë e ekipit të tij. Cilido që do ta drejtojë, Pentagonit (siç e konfirmon Wall Street Journal) do t’i duhet të ndihmojë në kërkimin e emigrantëve të paligjshëm Homeland Security-n, ku synon të emërohet Tom Homan: ish-drejtor i ICE, policisë speciale që merret me emigrantët.

Për Departamentin e Thesarit janë në proces intervistat: në garë janë mbrojtësi proteksionist Robert Lighthizer, që është gjithashtu kandidat për të rimarrë postin e sekretarit të Tregtisë (në këtë rast në konkurrencë me Linda McMahon, ish-administratore e World Wrestling Entertainment); dhe miliarderi dhe këshilltari aktual ekonomik i presidentit të zgjedhur, Scott Bessent. Premtimi për të rinisur prodhimin e naftës me metodën e fracking-ut dhe për të rishikuar politikat energjetike pritet t’i besohet guvernatorit të Dakotës së Veriut, Doug Burgum, edhe pse ai mund të jetë gjithashtu një kandidat për sekretar të Brendshëm (pozicion që mbikëqyr territorin shtetëror dhe burimet natyrore). Për këtë post synon edhe Kristi Noem, guvernatorja e Dakotës së Jugut, një aleate besnike që humbi shansin për të qenë nënpresidente për shkak të tregimit të saj se si vrau qenin e saj.

Përveç ekipit të tij, Trump po merret edhe me kundërshtarët: dje ai sulmoi guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom – i cili po përpiqet të mbrojë ligjet liberale të shtetit të tij – duke e akuzuar atë se po e çon në rrënim. Ky është një veprim paraprak kundër një prej kandidatëve të mundshëm demokratë më të fortë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Arrestohet shefi i policisë në Spanjë/ Ndihmonte kriminelët të shkarkonin drogën nga Ekuadori, fshehu miliona euro në mur

Arrestohet shefi i policisë në Spanjë/ Ndihmonte kriminelët të shkarkonin drogën nga Ekuadori, fshehu miliona euro në mur

Zjarr në Luginën e Vjosës, rrezikohen ullishtet

Zjarr në Luginën e Vjosës, rrezikohen ullishtet

“Kemi biseduar shpesh në celular”, Netanyahu: Unë dhe Trump e shohim “sy për sy” kërcënimin iranian

“Kemi biseduar shpesh në celular”, Netanyahu: Unë dhe Trump e shohim “sy për sy” kërcënimin iranian

TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com