Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump për Harris: Është indiane apo afrikano-amerikane

2024/08/01 at 4:26 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trump për Harris: Është indiane apo afrikano-amerikane

Kandidati republikan për president dhe rivalja e tij e mundshme demokrate po vazhdojnë fushtatat në garën për Shtëpinë e Bardhë. Ish-Presidenti Donald Trump hodhi dyshime mbi identitetin racor të Nënpresidentes Kamala Harris, ndërsa zonja Harris e sfidoi zotin Trump për të debatuar.


Me më pak se 100 ditë para zgjedhjeve, korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns i hedh një vështrim mbështetjes që gëzojnë dy kandidatët për momentin.

Kandidati republikan për president, Donald Trump u tha mbështetësve në shtetin fushëbetejë të Pensilvanisë se kundërshtarja e tij e mundshme demokrate është një mashtrim.

“Shefat e Partisë së majtë radikale Demokrate kanë vendosur një kandidate kukull që u shërben vetëm atyre. Kamala Harris mori zero vota. Ajo kontrollohet nga donatorët dhe ndërmjetësit e pushtetit që i mundësuan kandidaturën, ata që shkatërrojnë qeverinë tonë dhe që marrin miliarda e miliarda dollarë”, tha ai.

Më herët gjatë ditës, zoti Trump pati një diskutim që ngjalli reagime me disa gazetare afrikano-amerikane. Ai hodhi dyshime mbi identitetin racor të zonjës Harris, nëna e së cilës është indiane ndërsa babai afrikano-amerikan.

“Ajo gjithmonë është prezantuar me origjinën dhe trashëgiminë indiane. Nuk e dija se ishte e afrikano-amerikane deri para disa vitesh, kur u kthye në një afrikano-amerikane. Tani do që të njihet ashtu. Pra, nuk e di nëse është indiane apo afrikano-amerikane”, tha zoti Trump.

Nënpresidentja Harris është vetë-identifikuar prej kohësh si afrikano-amerikane dhe indiano-amerikane.

Që kur u bë kandidate e mundshme demokrate për presidente, mbështetja për të është baraz me atë për republikanin Trump në shtatë shtete kyçe, kryesisht për shkak të rritjes së përkrahjes së votuesve të rinj, afrikano-amerikanë dhe hispanikë, sipas rezultatit të sondazheve të agjencisë së lajmeve “Bloomberg” dhe kompanisë “Morning Consult”.

“Gara po merr një kthesë të re dhe ka shenja se Donald Trumpi po e ndjen atë. Ju mund ta keni vërejtur”, tha zonja Harris.

Ajo tha në një tubim të martën në Xhorxhia se zoti Trump duket se ka shumë për të thënë për të, por nuk dëshiron të diskutojë me të në debatin e planifikuar për shtator.

“Donald, shpresoj se do ta rimendosh debatin me mua, sepse siç thotë një shprehje ‘nëse ke diçka për të më thënë ma thuaj në sy’”, tha zonja Harris.

Ajo pritet ta shpallë kandidatin për nënpresident gjatë ditëve në vijim, në prag të Kuvendit të Partisë në Çikago ku do të synojë të bindë votuesit se ajo është zgjedhje më e mirë sesa zoti Trump.

Në Karolinën e Veriut, votuesja Wanda Cherry thotë se pas kalimit të kandidaturës nga Presidenti Biden tek Nënpresidentja Harris, entuziazmi është rritur.

“Më vjen mirë që presidenti e kuptoi se kemi nevojë për dikë më të ri për të udhëhequr vendin, dikë që ka zgjuarsinë dhe vullnetin për të garuar”, tha ajo.

Votuesi në Xhorxhia, T. Stanley nuk beson se zonja Harris është gati për postin e presidentes.

“Së pari, fakti se është kandidate më tmerron, sepse nuk është e përgatitur për të qenë presidente”, thotë ai.

Një votues tjetër në Xhorxhia thotë se zonja Harris ka rigjallëruar garën presidenciale.

“Do të votoj për të dhe jam i gëzuar për këtë. Në përgjithësi mendoj se ajo është pak liberale në shumë çështje, por për ta mbrojtur demokracinë tonë, patjeter se do ta votoj”, thotë Phil Ownbey.

Në Kaliforni, votuesja Marina George thotë se mbështetja për zotin Trump është mjaftueshëm e fortë për të mposhtur çdo kundërkandidat.

“Edhe me Kamala Harrisin, apo këdo që vendosin, ata nuk do të fitojnë. Kjo thjesht po e përshpejton dhe thellon humbjen e Partisë Demokrate. Gjithçka që ata po bëjnë po shkon në favor të republikanëve”, thotë ajo.

Në nivel kombëtar, sondazhi i agjencisë Bloomberg e nxjerr zonjën Harris baraz me zotin Trump, me më pak se 100 ditë para ditës së zgjedhjeve./ VOA



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
Politikë

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

1 Qershor, 2025 11:02 pm
Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
Bota

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

1 Qershor, 2025 10:42 pm
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
Bota

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

1 Qershor, 2025 10:25 pm
Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
Bota

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

1 Qershor, 2025 9:58 pm
Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

1 Qershor, 2025 9:22 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

1 Qershor, 2025 8:59 pm
“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Para
SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë

Masakra e Bradasheshit/ Vëllezërit Çopja tentuan 4 herë të vrasin Erjon Alibeajn, 2 herë Nuredin Dumanin

Lideri i Hamasit u vra me një bombë të sofistikuar me telekomandë

Lideri i Hamasit u vra me një bombë të sofistikuar me telekomandë

Irani zotohet të hakmerret për vrasjen e udhëheqësit të Hamasit

Irani zotohet të hakmerret për vrasjen e udhëheqësit të Hamasit
















TE FUNDIT

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
1 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Tanea” para vizitës së...

Lexo më shumë

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
1 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi sot Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e një operacioni të madh...

Lexo më shumë

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
1 Qershor, 2025

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme,...

Lexo më shumë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com