Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump paralajmëron para takimit me Putinin

2025/08/13 at 8:51 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump paralajmëron para takimit me Putinin

Presidenti i SHBA-së, Trump ka ulur pritshmëritë para takimit me Putinin të premten. Por ai hodhi një ide për territoret, që ka shkaktuar debate të shumta.


“Ndoshta do të them: ‘Paç fat, vazhdo të luftosh’. Ose ndoshta do të them: ‘Mund të bëjmë një marrëveshje'”, tha Presidenti i SHBA-së. Donald Trump. Por ai së fundmi përmendi edhe një “shkëmbim territori” midis Rusisë dhe Ukrainës si një mundësi, që ka shkaktuar komente dhe debate të shumta.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, nga ana tjetër, ka përjashtuar dhënien e territorit Rusisë në këmbim të përfundimit të luftimeve. Trump u përgjigj: Qëndrimi i Zelenskit për këtë çështje “më shqetësoi pak”, sepse sipas presidentit të SHBA-së, “do të ketë një lloj shkëmbimi”.

“Do të jem atje nëse ata kanë nevojë për mua”, tha ai.

Pritjet nga takimi

Lidhur me takimin e së premtes (15.08.2025), Donald Trump deklaroi më tej se pret një “bisedë konstruktive”. “Do të flas me Vladimir Putinin dhe do t’i them: ‘Duhet t’i japësh fund kësaj lufte'”.

Presidenti i SHBA-së sugjeroi gjithashtu një takim tripalësh me Putinin dhe Zelenskin në të ardhmen. “Takimi tjetër do të jetë me Zelenskin dhe Putinin. Do të jem atje nëse ata kanë nevojë për mua”, tha Trump.

Takimi në Alaska do të jetë takimi i parë ballë për ballë midis dy udhëheqësve që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022. Trump dhe Putin kanë biseduar disa herë në telefon gjatë muajve të fundit, por nuk janë takuar personalisht.

Kancelari Merz fton në takime virtuale

I shqetësuar se Trump dhe Putin mund të marrin vendime pa Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë, që do ta detyronin Ukrainën të bënte lëshime, kancelari gjerman Friedrich Merz ka kërkuar të mbahen bisedime virtuale në prag të takimit. Trump dhe Zelenski pritet gjithashtu të marrin pjesë në këto videokonferenca, sipas zëdhënësit të qeverisë Stefan Kornelius.

Kornelius shpjegoi se janë planifikuar raunde bisedimesh me krerët e shteteve dhe qeverive të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Finlandës, Italisë, Polonisë dhe Ukrainës.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit të BE-së António Costa, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe Zëvendëspresidenti i Trumpit JD Vance pritet gjithashtu të marrin pjesë.

BE mbështet Ukrainën

Të hënën, ministrat e jashtëm të BE-së u takuan  dhe kanë mbështetur Ukrainën. Takimi u organizua nga  Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas. Udhëheqësit e 26 nga 27 shteteve anëtare të BE-së këmbëngulën që të merren në konsideratë interesat e Ukrainës.

“Ukrainasit duhet të jenë në gjendje të vendosin lirisht për të ardhmen e tyre”, deklaruan krerët e shteteve dhe qeverive në një deklaratë të lëshuar nga Këshilli Evropian të martën në mëngjes. Hungaria nuk e mbështeti deklaratën.

Ndërkohë, në terren po zhvillohen luftime. Palët kanë sulmuar njëra-tjetrën dhe flasin për suksese. Raportohet edhe për të vrarë dhe shkatërrime të shumta, por edhe për dezertime të ushtarëve./DW



Ju sugjerojmë

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
Sport

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

5 Dhjetor, 2025 10:51 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

5 Dhjetor, 2025 10:09 pm
FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
Sport

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

5 Dhjetor, 2025 9:36 pm
Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
Kryesore

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

5 Dhjetor, 2025 8:28 pm
Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
Bota

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

5 Dhjetor, 2025 7:56 pm
Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
Bota

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

5 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Hetimi britanik/ Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal

5 Dhjetor, 2025 6:16 pm
Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë
Bota

Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë

5 Dhjetor, 2025 5:14 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Aktualitet

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

5 Dhjetor, 2025 4:57 pm
Para
A e besoje në vitin 2000, kur Rama ishte ministër i yti, që ai do dominonte politikën kaq gjatë? Ja si përgjigjet Ilir Meta për ‘Opinion’

Meta kërkon lirimin nga burgu,sot seanca në GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë

Hungaria bojkoton deklaratën e BE-së për Ukrainën

Hungaria bojkoton deklaratën e BE-së për Ukrainën

Dy foshnje vijnë në jetë përmes fertilizimit “in vitro” te “Koço Gliozheni”

Dy foshnje vijnë në jetë përmes fertilizimit “in vitro” te “Koço Gliozheni”
















TE FUNDIT

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
5 Dhjetor, 2025

Në një ceremoni madhështore në Qendrën “John F. Kennedy për Artet Performuese” në Uashington DC, është finalizuar shorti i grupeve...

Lexo më shumë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
5 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në...

Lexo më shumë

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
5 Dhjetor, 2025

Presidentit Donald Trump i është dhënë çmimi i ri i paqes nga FIFA në shortin e Kupës së Botës. Sipas...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
5 Dhjetor, 2025

Në grup me Holandën, Japoninë dhe Tunisinë nëse kombëtarja shqiptare do të bëjë realitet ëndrrën për marr një biletë historike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com