Bota

Trump paralajmëron liderin suprem të Iranit: Kujdes me fjalët


               Publikuar në : 10:06 - 18/01/20 |
el ida

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar liderin suprem të Iranit, Ajatollahu Ali Khamanei, me anë të një postimi në Twitter të shkruar në anglisht dhe në persisht.

Pasi Khamenei tha se klounët amerikanë gënjejnë dhe shtiren sikur mbështesin popullin iranian, Trump shkroi se ekonomia e Iranit po rrënohet dhe populli po vuan, ndaj paralajmëroi liderin suprem që të ketë kujdes me fjalët.

“I ashtuquajturi “Lider Suprem” i Iranit, i cili nuk është dukur kaq Suprem kohët e fundit, tha disa gjëra të këqija për Amerikën. Ekonomia e tyre po rrënohet dhe populli i tyre po vuan. Duhet të bëjë kujdes me fjalët”. shkroi Trump.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian, Qasem Soleimani më 3 janar në një sulm ajror pranë aeroportit të Bagdatit në Irak. Vrasja e gjeneralit u pasua me sulmet e Iranit ndaj bazave ushtarake të Amrikës në Irak, dhe më vonë me goditjen me raketa të një avioni ukrainas me 176 persona në bord.

Goditja e avionit u cilësua nga Irani një “aksident” megjithatë u shoqërua me zemërim brenda dhe jashtë vendit./Opinion.al

Pas