Donald Trump sapo ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë për Bashkimin Evropian, ai ka kërcënuar se do të godasë prodhuesit e automjeteve, duke vendosur një taksë tatimore prej 20 për qind, nëse barrierat ndaj korporatave amerikane nuk hiqen.
Paralajmërimi vjen dy ditë pasi Sekretari Amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross tha se Shtëpia e Bardhë nuk kishte marrë ende një vendim nëse do të zgjeroheshin tarifat që janë futur së fundmi me mallrat e tjerë evropianë./opinion.al