Bota

Trump padit CNN për shpifje, kërkon 475 milionë dollarë dëmshpërblim



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:20 - 04/10/22 |
Opi Nion

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka paditur CNN për shpifje, duke kërkuar 475 milionë dollarë për dëmshpërblim.
Trump pretendon se CNN kishte kryer një “fushatë shpifjeje” kundër tij.

Ish-presidenti amerikan, 76 vjeç, thotë në padinë e tij se CNN kishte përdorur ndikimin e tij si një burim kryesor i lajmeve për ta mposhtur atë politikisht.

Trump pretendon në padinë prej 29 faqesh se CNN ka përshkallëzuar kohët e fundit një fushatë shpifjeje kundër tij pasi rrjeti i lajmeve kishte frikë se ai do të kandidonte përsëri për president në 2024.

Po ashtu në padi thuhet se CNN është përpjekur të njollosë  Trump me një sërë etiketimesh gjithnjë e më skandaloze,, të tilla si “racist”, “rus”, “rebel” dhe “Hitler”.

Sakaq, CCN nuk ka komentuar ende mbi rastin.

Padia, e paraqitur në gjykatën federale në Fort Lauderdale, Florida, vjen pasi ish-presidenti përballet me një hetim penal nga Departamenti i Drejtësisë për mbajtjen e të dhënave qeveritare në pronën e tij Mar-a-Lago në shtetin jugor pas largimit nga detyra në janar 2021.

Dhe muajin e kaluar, Trump dhe tre prej fëmijëve të tij iu dorëzuan një padi që pretendonte “vite të mashtrimit bankar, taksash dhe sigurimesh”.

Prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James po padit ish-udhëheqësin amerikan, familjen e tij dhe Organizatën Trump./Opinion.al

Pas