Presidenti i SHBA-së Donald Trump, nuk i është nënshtruar testeve për koronavirus, pasi ishte i pranishëm në një konferencë ku kishte persona të infektuar.
Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë për mes një deklarate për mediat, ku theksohet se Trump është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Presidenti nuk iu nënshtrua testimit për Covid-19 sepse ai nuk pati kontakt të afërt me asnjë nga pacientët dhe nuk ka shfaqur asnjë simptomë. Donald Trump është në gjendje të shkëlqyer mjekësore dhe shëndeti i tij do të vijojë të monitorohet”, shkruhet në deklaratën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë, dy ligjvënës me të cilët Trump ka patur takime së fundmi, janë futur në karantinë, pasi morën pjesë në një konferencë ku gjendej një person që rezultoi i prekur nga virusi./ Opinion.al