Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump njofton ulje “të konsiderueshme” të tarifave që ka vendosur ndaj Kinës

2025/04/23 at 8:59 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trump vijon kërcënimet për Kanadanë: Nëse përdorni energjinë elektrike si “kartë pazaresh” do e paguani shtrenjtë

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se nuk ka ndërmend të shkarkojë kreun e Rezervës Federale dhe njoftoi një ulje “të konsiderueshme” të tarifave që ai ka vendosur ndaj Kinës, duke shkaktuar lehtësim në tregjet globale.

Shpresat për një ulje të mundshme të tensioneve midis Pekinit dhe Uashingtonit, pas njoftimit të tarifave të Trump, bënë që tregjet aziatike të aksioneve të rriten sot, nga Tokio në Hong Kong dhe lejuan që dollari të rimëkëmbet.

Për më tepër, republikani siguroi se ai “nuk ka ndërmend” të shkarkojë kryetarin e Rezervës Federale, Jerome Powell, pavarësisht kritikave të ashpra që ai ka bërë ndaj tij.

Në margjinat e një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë, Trump pranoi para gazetarëve se tarifat shtesë prej 145% që ai vendosi ndaj Pekinit “janë shumë të larta”, duke shtuar se ato “do të reduktohen ndjeshëm”. “Në asnjë mënyrë ata nuk do të qëndrojnë askund afër këtij numri”, theksoi presidenti amerikan, megjithëse shpjegoi se “ne nuk do të kthehemi në zero”.

“Ne do të jemi shumë të sjellshëm, ata do të jenë shumë të sjellshëm dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë,” tha Trump, duke iu referuar Kinës. “Në fund të fundit, ata do të duhet të arrijnë një marrëveshje sepse pa të nuk do të mund të kenë më marrëdhënie tregtare me SHBA-në”, paralajmëroi ai.

“Ne i përcaktojmë kushtet e marrëveshjes dhe do të jetë një marrëveshje e drejtë”. “Besoj se është një proces që do të ecë mjaft shpejt”, vlerësoi ai.

Trump vendosi tarifa shtesë për partnerët tregtarë amerikanë, kryesisht në Evropë dhe Azi, në fillim të prillit, duke shkaktuar trazira në tregje. Më pas, një javë më vonë, ai uli tarifat shtesë në 10% për të gjitha vendet përveç Kinës.

Tarifat shtesë të vendosura nga republikani ndaj Pekinit arrijnë në 145%, me Kinën që përgjigjet duke vendosur tarifa shtesë prej 125% për produktet e importuara amerikane.

Edhe pse Pekini nuk ka konfirmuar se po zhvillohen bisedime me Uashingtonin, sekretari amerikan i Thesarit Scott Besant vlerësoi dje gjatë një aktiviteti në Uashington se situata aktuale nuk është e qëndrueshme për asnjërën palë.

Bessant beson se tarifat shtesë veprojnë si një embargo tregtare dhe pengojnë shkëmbimin e produkteve midis SHBA-së dhe Kinës.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, tha nga ana e saj se bisedimet për të arritur një marrëveshje tregtare me Pekinin po përparonin “shumë mirë”.

Në të njëjtën kohë, Kina i bëri thirrje Britanisë dhe BE-së që të mbrojnë tregtinë globale kundër agresionit amerikan.

“Në kontekstin aktual të ngacmimit të njëanshëm të përhapur, Kina dhe Britania kanë një përgjegjësi për të mbrojtur rendin tregtar shumëpalësh,” i tha ministri i Jashtëm kinez Wang Yi homologut të tij britanik David Lamy në një bisedë telefonike.

Në një bisedë tjetër me homologun e tij austriak Beate Meinl-Reisinger, Wang Yi vuri në dukje se “Kina dhe BE duhet të mbajnë përgjegjësitë ndërkombëtare, të mbrojnë sistemin shumëpalësh tregtar me një marrëveshje të përbashkët dhe të punojnë së bashku për të ndërtuar një ekonomi të hapur botërore”.

From 145% “punishment” to “it won’t be zero” but down substantially – the art of the fold Trump style

China has shown the world it is the trusted, stable trading partner. It’s a new world order
pic.twitter.com/zAXciKQHU9

— Shaun Rein (@shaunrein) April 22, 2025

Ju sugjerojmë

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
Bota

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

23 Maj, 2025 9:53 pm
“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
Aktualitet

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

23 Maj, 2025 9:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar “Ura”, GJKKO lë në burg 11 të arrestuarit

23 Maj, 2025 9:26 pm
Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria
Aktualitet

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria

23 Maj, 2025 9:17 pm
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve
Aktualitet

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

23 Maj, 2025 9:10 pm
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë

23 Maj, 2025 8:36 pm
Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën
Aktualitet

Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën

23 Maj, 2025 8:13 pm
Zgjedhjet/ Nesër pritet miratimi i rezultateve për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin
Aktualitet

Zgjedhjet/ Nesër pritet miratimi i rezultateve për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin

23 Maj, 2025 7:56 pm
Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg të Gjermanisë, plagosen disa persona
Bota

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg të Gjermanisë, plagosen disa persona

23 Maj, 2025 7:47 pm
Para
Përmes Inteligjencës Artificiale do të kuptojmë se çfarë thonë delfinët

Përmes Inteligjencës Artificiale do të kuptojmë se çfarë thonë delfinët

Sulm vdekjeprurës në Ukrainë, shtatë punëtorë humbin jetën nga një dron rus

Sulm vdekjeprurës në Ukrainë, shtatë punëtorë humbin jetën nga një dron rus

Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult

Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult

TE FUNDIT

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
23 Maj, 2025

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se prioriteti i vendit të tij është dërgimi i ndihmave humanitare në...

Lexo më shumë

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
23 Maj, 2025

Një qytetare nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se prej disa ditësh...

Lexo më shumë

Operacioni ndërkombëtar “Ura”, GJKKO lë në burg 11 të arrestuarit

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
23 Maj, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14...

Lexo më shumë

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria
23 Maj, 2025

Edhe pse arriti të merrte mbi 18 mijë vota preferenciale, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti nuk arriti që të siguronte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com