Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Trump një njeri gazmor, nuk ka probleme me gratë, ato mundohen t’i hapin probleme”, si e sheh Xhuliano mikun e tij

2018/03/21 at 10:33 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Rudi Xhuliani në Opinion: Trump do të rishqyrtojë marrëveshjen me Iranin, do t’i vendosen përsëri sanksione

Mbështetësi kryesor republikan i Donald Trump në fushatën e tij si kandidat për Shtëpinë e Bardhë, Rudi Xhuliani është njëherazi edhe mik i mirë i Presidentit Amerikan, me të cilin tashmë njihet prej 30 vitesh. Paratë, pushteti dhe raportet me gratë janë disa nga pikat më të diskutuara në jetën e Donald Trump. Dhe ja si e sheh atë Rudi Xhuliano, I pyetur ne “Opinion”.


BF: Si është presidenti Trump? Ka shumë komente për të. Media e sulmon çdo ditë. Thonë se ai është ndryshe nga gjithë presidentët e tjerë. Ai ka edhe vete një qëndrim të ashpër me mediat. Po flet për lajme false dhe problemet me median. Ky nuk është një president tipik i Shteteve të Bashkuara. Çfarë lloj presidenti është Donald Trumpi?

RG: Si fillim dua të them që ai është një mik shumë i ngushtë. Për 30 vjet.

BF: Keni 30 vjet që e njihni?

RG: 30 vjet. Nga Nju Jorku. Dhe mund të them se tani kemi zhvilluar një miqësi shumë të ngushtë.

BF: Kur e keni takuar për herë të parë?

RG: E kam takuar kur, besoje ose jo, kur ai po riparonte parkun Ëollman Rink. Parkun për të bërë ski. Ai dhe kryebashkiaku Ed Kaç u grindën për emrin e parkut. Dhe ai vendosi të më mbështeste mua për kryebashkiak.

BF: Ai ishte një nga mbështetësit e tu?

RG: Ai ishte një nga mbështetësit e mi më të fortë, më besnikë dhe më të qëndrueshëm. Edhe pse në atë kohë ai i mbështeste si republikanët ashtu dhe demokratët. Por ne kishim një këndvështrim të ngjashëm. Ai më mbështeti kur unë garova për president. Sigurisht që dhe unë e mbështeta atë. Dhe ai pati sukses.

BF: Ti ishe mbështetësi i tij më i rëndësishëm brenda partisë republikane?

RG: Nuk do thoja tamam brenda partisë republikane por unë kisha garuar njëherë për president dhe mund ta ndihmoja atë me eksperiencën time.

BF: Dhe ju ishit popullor kudo në Amerikë?

RG: Po. Dhe e përdora këtë popullaritet sepse besoja se ai do të ishte një president i mirë. Ai i tejkaloi parashikimet e mia. Ai është treguar një president më i mirë nga sa unë mendova se do ishte.

BF: Je i sigurt për këtë?

RG: Gjithë çka duhet të shoh është gjendja ku ndodhet vendi im. Nuk më intereson çfarë mendojnë njerëzit. Njerëzit do kenë gjithmonë kundërshtime. Ekonomia po rritet, vendet e punës po ashtu, klasa e mesme dhe të varfrit po përmirësohen, të pasurit po paguajnë pak më tepër.

BF: A është ai një kërcënim për demokracinë?

RG: Ai është një mbështetës i madh i demokracisë brenda dhe jashtë shteteve të bashkuara sepse vetëm kështu mund të mbijetojë. Po të kishim një situatë më autoritare, ai nuk do ia kishte dalë kurrë dhe partia republikane do e kishte larguar direkt.

BF: Si është ai personalisht, si një mik?

RG: Ai është një njeri i këndshëm. Ai është gazmor.

BF: Gazmor?

RG: Ka një sens të mrekullueshëm humori. Adhuron të luajë golf, i adhuron sportet, i adhuron njerëzit dhe ka një familje të madhe.

BF: Ka pasur më përpara interesa në politikë ai?

RG: Ai ka qenë gjithmonë i interesuar në politikë. Si një mbështetës i njerëzve të tjerë.

BF: Ai ka qenë një shoumen më përpara.

RG: Po. Por kjo erdhi më vonë. Në fillim ai është marrë me pasuri të patundshme. Kështu ai bëri shumë para, humbi shumë para dhe më pas bëri prapë shumë para. Më pas emisioni i tij, “The Apprentice”, u bë emisioni më i vlerësuar në Shtetet e Bashkuara për shumë vjet. Dhe kjo i solli atij më shumë se thjesht para. Ai kishte para. I solli atij shumë popullaritet dhe njohje të emrit, gjë e cila është shumë e çmuar kur garon për president. Dhe i dha atij një njohje të mirë të televizionit, gjë të cilën ai e përdor në mënyrë shumë efektive. Dhe për momentin, askush tjetër nuk ka aftësi aq të mira në lidhje me televizionin sa ai.

BF: Ai ka edhe shumë probleme me gratë.

RG: Ai nuk ka probleme. Ato mundohen t’i hapin probleme. Për shkak të gjërave që ato i ekzagjerojnë apo thjesht i thonë. Janë thashetheme që janë përhapur kudo në Amerikë dhe nuk ke nga ta dish cilat janë të vërteta dhe cilat jo. Këtë duhet ta zgjidhin në gjykatë.

BF: Ai nuk ishte një biznesmen tipik, siç thatë, as një politikan tipik, por ai është shumë i suksesshëm në të gjitha këto fusha.

RG: Mendoj se kjo është pjesë e asaj që njerëzit nënvlerësojnë për të. Askush nuk i tha atij të kandidonte. Të gjithë kanditatët republikanë e nënvlerësuan, ai i mposhti të gjithë. Hilari Klinton po bëhej gati për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë dhe ai e mposhti edhe atë.

BF: Çfarë po ndodh me administratën e tij? Ai i ka ndryshuar të gjithë në fare pak kohë.

RG: Ai ka shumë probleme të tilla sepse shtypi i sulmon ata më shumë nga sa duhet. Gjithashtu është tipike në një presidencë amerikane që të bëhen ndryshime. Unë e kuptoj këtë si kryebashkiak. Ai filloi ta kuptojë pas gati një viti. Ai është shumë i lumtur me sekretarin e tij të mbrojtjes dhe me sekretarin e thesarit. Ata kaluan paketën e taksave si dhe paketën e ushtrisë. Nuk është sekret që ai nuk ishte i kënaqur me Tillersonin.

BF: E takoni shpesh?

RG: Po. Në kohë të caktuara.

BF: Jeni një këshilltar joformal i tij por edhe takoheni me të?

RG: Po, sigurisht. Unë flas me të në telefon dhe takohem me të. Si në Uashington ashtu edhe në Florida. Kam një shtëpi gati një milje nga rezidenca e tij ku ai qëndron në dimër.

BF: Në Florida?

RG: Herë pas here. Ndoshta këtë fundjavë për shembull.

 

 

 

Etiketa: femratrudi xhulianoTrump një njeri gazmor


Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Para
Rudi Xhuliani në Opinion: Trump do të rishqyrtojë marrëveshjen me Iranin, do t’i vendosen përsëri sanksione

Xhuliani: Si me dënoi Xhon Goti me vdekje

Xhuliani në Opinion: SHBA nuk do t’ia japin Gulenin Erdoganit

Rudi Xhuliani në Opinion: Si i luftova "Padrinot" e Nju Jorkut

Rudi Xhuliani në Opinion: Trump do të rishqyrtojë marrëveshjen me Iranin, do t’i vendosen përsëri sanksione

Si e kujton Rudi Xhuliani 11 Shtatorin e Kullave: Qyteti ka mbajtur zi gati 10 ditë
















TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com