Kryeministri i Australisë, Antoni Albanese dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kanë nënshkruar një marrëveshje për mineralet e rralla.
Sipas mediave të huaja, Albanese shpjegoi se SHBA-ja dhe Australia do të kontribuojnë një miliard dollarë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm në projekte që do të jenë të disponueshme menjëherë.
Sipas tij, ekzistojnë tre grupe projektesh: ato që janë investime të përbashkëta midis SHBA-së dhe Australisë; ato që janë projekte të vetme në Australi; dhe ato që janë projekte të përbashkëta midis SHBA-së, Australisë dhe Japonisë.
Albanese shton se kjo marrëveshje është në përputhje me planet afatgjata të Australisë dhe bën një lidhje midis këtij plani dhe axhendës së Trump “Amerika e Para”.