Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump, ndërhyrje në Departamentin e Drejtësisë për hetimin e Rusisë?

2018/04/26 at 6:29 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Trump, ndërhyrje në Departamentin e Drejtësisë për hetimin e Rusisë?

Donald Trump nuk do të përfshihet në hetimin e Rusisë, por edhe mund të ndryshoj mendje. Presidenti e quan hetimin ndaj Rusisë ‘një turp absolut’ dhe një ‘re të errët mbi kokën’ e tij.


Presidenti Donald Trump tha se ka vendosur të mos ndërhyjë në Departamentin e Drejtësisë, i cili po kryen një hetim të lidhjeve të dyshuara të bashkëpunëtorëve të tij me Rusinë, por po ashtu sugjeroi se kishte një pikë në të cilën mund të ndërhynte.

“Jam shumë i zhgënjyer me Departamentin e Drejtësisë. Kam vendosur që të mos të përfshihem në këtë hetim”, tha z. Trump në një intervistë të Fox News. Por ai shtoi se: “Mund të ndryshoj mendjen në një moment.”

Presidenti Trump ka kritikuar publikisht zyrtarë të lartë në Departamentin e Drejtësisë dhe Byronë Federale të Hetimeve mbi hetimin që po zhvillojnë  mbi Rusinë, po ashtu thuhet se kritika ka patur edhe në mënyrë private dhe hetuesit janë kërcënuar me largim nga puna.

Në intervistën e Fox News, Presidenti Trump foli po ashtu edhe për atë që ai e quajti korrupsioni në FBI.

“Ju shikoni korrupsionin në krye të FBI-së, është një turp, dhe Departamenti ynë i Drejtësisë – të cilit përpiqem ti qëndroj larg, por në një moment tjetër, nuk do të jetë kështu – Sepse Departamenti ynë i Drejtësisë duhet të shikojë atë mbushje bajate qe e ka mbërthyer”, tha presidenti.

Presidenti Trump e quajti hetimin e Rusisë një “turp absolut”.

I përshkruar si një person i rreptë dhe metodik, prokurori special Robert Mueller  po heton nëse ka patur një bashkëpunim të stafit të Trump me Rusinë në zgjedhjet për kreun e Shtëpisë së Bardhë .

Që nga emërimi i tij në muajin maj, si prokuror special në hetimin për marrëveshje të mundshme mes stafit të ngushtë të Donald Trump dhe Rusisë, Robert Mueller nuk është prononcuar për asnjë rast, duke preferuar të punojë në fshehtësi me një ekip prej 12 avokatësh, në zyrat në qendër të Uashingtonit, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë. Presidenti amerikan Donald Trump është përpjekur të pushojë këshilltarin e posaçëm Robert Mueller, por ai u tërhoq nga ky hap pas kërcënimit për dorëheqje nga një anëtar i skuadrës ligjore të Shtëpisë së Bardhë. Kështu raporton e përditshmja amerikane The Neë York Times, që citon katër individë anonimë pranë kësaj çështjeje. Sipas artikullit të së përditshmes, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Donald McGahn u shpreh se shkarkimi i Mueller do të kishte pasoja katastrofike për presidencën.

Nga ana tjetër Z. Trump dhe Moska kanë mohuar në mënyrë kategorike bashkëpunimin mes tyre për të ndërhyrë në zgjedhje.

Komentet e z. Trump të enjten pasuan javën e frustrimit  mbi hetimin e Rusisë pas vendimit të FBI këtë muaj për të bastisur pronat e lidhura me avokatin Michael Cohen. Bastisja ishte pjesë e një hetimi – të referuar nga këshilltari special – në mashtrimet e mundshme bankare dhe shkeljet e fushatës financiare nga avokati.

Më parë këtë muaj, zoti Trump kaloi disa ditë duke menduar për shkarkimin e mundshëm të Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Rod Rosenstein. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein, i cili emëroi ish drejtorin e FBI-së Robert Mueller për të drejtuar hetimin lidhur me mundësinë e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, për ta ndihmuar zotin Trump që t’i fitojë zgjedhjet, i siguroi ligjvënësit se pa një arsye të fortë, ose të ligjshme, nuk do t’i zbatonte urdhërat nga Presidenti Trump ose kushdo tjetër, për shkarkimin nga detyra të prokurorit special, Robert Mueller.

Së fundmi sipas burimeve Z. Trump u takua me ekipin e tij ligjor të mbrojtës në këtë çështje pak ditë më parë për të diskutuar negociatat e arritje bisedimesh me z. Mueller.

Teksa njerëzit afër tyre po negociojnë një takim të mundshëm mes Trump dhe Muller. Rudy Giuliani, këshilltar dhe një nga njerëzit e afërt të Trump u takua me z. Mueller të martën, sipas një burimi në brendësi të kësaj çështje./Përshtatur për Opinion.al

Burimi: The wall street journal



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
A e përmendi Merkeli emrin e Saimir Tahirit? Ja si përgjigjet kryeministri për gazetarët

Rama: Opozita çoi baltën në Berlin, por jam optimist për Gjermaninë

Besimtarët myslimanë kundër Ramës: Jemi pro hyrjes në BE dhe kundër radikalizmit

Besimtarët myslimanë kundër Ramës: Jemi pro hyrjes në BE dhe kundër radikalizmit

Drejtësia në kohën e “plepave”

Drejtësia në kohën e "plepave"
















TE FUNDIT

I mori 8000 euro klientit, SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu

I mori 8000 euro klientit, SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu
10 Shtator, 2025

Një operacion i Prokurorisë së Posaçme ka vënë me masë sigurie avokatin Besart Logu. Ndaj Logut është caktuar masa e...

Lexo më shumë

Erdogan: Jemi me Katarin deri në fund, Izraeli nuk do paqe

Erdogan do të marrë pjesë në samitin e tetorit në Rusi
10 Shtator, 2025

Turqia ka dënuar ashpër sulmin izraelit në Doha, duke e cilësuar si provë të qartë se Tel Avivi nuk ka synim paqen,...

Lexo më shumë

Ndërtoi 8 objekte pa leje, arrestohet me urdhër të Prokurorisë së Kukësit një person

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
10 Shtator, 2025

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës, është arrestuar një person me...

Lexo më shumë

PD mbledh kryesinë, diskutohet në do të ketë aksion në Parlament

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
10 Shtator, 2025

Sot në orën 13:00 PD do të mbledh për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit kryesinë. Në këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com