Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump mund të përdorë armët bërthamore? Nisin diskutimet në SHBA

2021/01/09 at 8:03 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Trump mund të përdorë armët bërthamore? Nisin diskutimet në SHBA

Mes shqetësimeve në rritje për veprimet që mund të ndërmarrë Presidenti Donald Trump gjatë ditëve të tij të fundit në detyrë, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha të premten se ajo kishte pyetur një gjeneral të lartë të Pentagonit se çfarë masash ekzistojnë për t’i paraprirë një urdhëri nga presidenti për sulm me armë bërthamore.


Mundësia, megjithëse në dukje e shumë e vogël, mund të jetë një nga aspektet nën shqyrtim në kuadrin e një përpjekjeje nga zonja Pelosi dhe disa udhëheqës të tjerë në nivel kombëtar për ta hequr Presidentin Trump nga detyra edhe para se të mbarojë mandati i tij në detyrë më 20 janar.

“Këtë mëngjes, unë fola me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Mark Milley, për të diskutuar masat paraprake në dispozicion për t’ia parandaluar një presidenti të paqëndrueshëm mundësinë e fillimit të përplasjeve ushtarake ose qasjen në kodet e nisjes dhe urdhërimin e një sulmi bërthamor”, shkruajti zonja Pelosi në një letër për kolegët e saj të Partisë Demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Situata e këtij presidenti të dalë jashtë kontrolli nuk mund të jetë më e rrezikshme (se ç’është), dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur popullin amerikan nga sulmi i tij trazues ndaj vendit tonë dhe demokracisë sonë”.

I pyetur për të konfirmuar bisedën telefonike, një zëdhënës i Gjeneralit Milley i tha Zërit të Amerikës se, “ai iu përgjigj pyetjeve të saj në lidhje me procesin e autoritetit të kodeve bërthamore”.

Zëdhënësi nuk dha hollësi për atë që u tha gjatë telefonatës.

Urdhri i paligjshëm

Presidenti ka autoritetin e vetëm për të urdhëruar lëshimin e një arme bërthamore dhe nuk kërkon miratimin e Kongresit ose këshilltarëve të tij ushtarakë. Por nëse një komandant ushtarak do të vendoste, sipas këshillës së juristëve të tij, se një urdhër i tillë ishte i paligjshëm, atëherë urdhri mund të refuzohej.

Udhëheqësit e kaluar dhe të tanishëm të Pentagonit gjithashtu kanë thënë se ata nuk do t’i binden një urdhri të paligjshëm nga presidenti.

Pelosi dhe kolegët e saj dëshirojnë gjithashtu ta shohin presidentin përpara përgjegjësisë për rolin e tij në nxitjen e turmës që sulmoi Kapitolin e Shteteve të Bashkuara këtë javë, duke vonuar çertifikimin e fitores së Presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe duke çuar në vdekjen e pesë personave, ndër ta edhe një oficer i Policisë së Kapitolit.

Një lëvizje për të ngritur akuza për shkarkimin e Presidentit Trump për herë të dytë – nëse ai do të dënohej në Senatin e udhëhequr nga republikanët – do të kishte gjithashtu efektin që do t’i ndalojë mbajtjen në të ardhmen të posteve federale.

Udhëheqësit demokratë të kongresit i kanë bërë thirrje gjithashtu Nënpresidentit Mike Pence të aktivizojë mekanizmin e parashikuar në amendamentin e 25-të, i cili ofron një mënyrë alternative dhe ndoshta më të shpejtë për të hequr presidentin nga detyra. Nënpresidenti Pence nuk është përgjigjur, por thuhet se u ka thënë kolegëve se ai nuk e favorizon një veprim të tillë.

I miratuar në vitet 1960, Amendamenti i 25-të i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara lejon transferimin e përkohshëm të pushtetit nga presidenti te nënpresidenti, nëse presidenti është paaftësuar, me miratimin e shumicës së Kabinetit. Por analistët thonë se ky opsion mund të jetë i vështirë për t’u ushtruar me vetëm disa ditë të mbetura nga presidenca Trump.

Fuqia mund të rikuperohet

“Është gjithashtu shumë e vështirë të vihet në përdorim amendamenti i 25-të, në një situatë në të cilën presidenti nuk është në gjendje kome ose nuk është përndryshe fizikisht i paaftë duke mos patur mundësinë të funksionojë ose të veprojë, pasi presidenti thjesht mund të njoftojë Kongresin se ai është në gjendje të rimarrë sërish kompetencat e postit dhe të rimarrë kështu pushtetin”, tha John Hudak, një ekspert për studimet e qeverisjes në Institutin Brookings.

Udhëheqësi i pakicës në Senat Chuck Schumer dhe zonja Pelosi paralajmëruan se nëse Nënpresidenti Pence nuk vepron, atëherë ligjvënësit demokratë do të hedhin në votim akuzat për shkarkimin.

“Veprimet e rrezikshme dhe nxitëse të presidentit kërkojnë largimin e tij të menjëhershëm nga detyra”, thanë të enjten zoti Schumer dhe zonja Pelosi.

Një numër i madh i ligjvënësve demokratë – dhe disa republikanë – kanë shprehur mbështetje për largimin e Presidentit Trump nga pushteti ose për censurimin e veprimeve të tij. Por pas komenteve të zonjës Pelosi, udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, sinjalizoi se ai nuk e mbështeste shkarkimin nga Kongresi.

“Shkarkimi i presidentit me vetëm 12 ditë të mbetura në mandatin e tij do të ndajë vendin tonë më tej”, tha ai.

Zoti McCarthy tha se ai kishte kontaktuar Presidentin e zgjedhur Biden për të planifikuar të bisedonin se si të punojnë së bashku për të ulur tensionet dhe për të bashkuar vendin.

Pesë persona vdiqën si rezultat i trazirave të mërkurën në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara. Mbështetësit e presidentit çanë barrierat mbrojtëse të Policisë së Kapitolit në përpjekje për të ndaluar një seancë të përbashkët të Kongresit për numërimin e votave elektorale dhe çertifikimin e fitores së Biden.

Më herët gjatë ditës, Presidenti Trump mbajti një tubim në Shëtitoren Kombëtare dhe inkurajoi mbështetësit e tij për të protestuar ndaj rezultateve. Shkelja masive e sigurisë nga protestuesit pro-Trump shënoi herën e parë që Kapitoli i Shteteve të Bashkuara ishte sulmuar që kur britanikët hynë në të gjatë Luftës së 1812-tës.

Presidenti Trump u akuza për abuzim të pushtetit dhe pengim të Kongresit në dhjetor 2019, por u shpall i pafajshëm në një gjyq në Senat në shkurt 2020. Asnjë president amerikan nuk është përballur me dy votime për shkarkim.

Dy arsyet e paraqitura

“Ka dy arsye për ta realizuar shkarkimin”, tha Paul Berman, një profesor në Shkollën e Drejtësisë të Universitetit George Washington. “Njëra është thjesht për ta bërë të qartë se një president në detyrë që nxit një kryengritje kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara është ndoshta gjëja më e keqe që një president mund të bëjë ndonjëherë. Dhe kjo deklaratë duhet të bëhet. Së dyti, dhe ndoshta më pragmatike, nëse ai shpallej fajtor dhe dënohej, kjo do t’ia hiqte mundësinë e rikandidimit në të ardhmen”.

Ndërsa nuk ka gjasa që ligjvënësit amerikanë të kenë kohë të kthehen në punë për të miratuar procedurat e komplikuara për një shkarkim para fundit të mandatit të Presidentit Trump, analistët thonë se një gjyq në Senat mund të mbahet pasi presidenti të largohet nga detyra.

“Nuk ka asgjë nga ç’shoh unë në Kushtetutë që do të ndalonte që një gjyq për hetimin dhe dënimin të zhvillohej në ditët pasi ai të linte detyrën”, tha zoti Berman. “Ne duhet të ngremë procesin e llogaridhënies që bën të qartë se një president nuk mund të bëjë atë që bëri ai dhe gjithashtu sepse duam t’i paraprijmë mundësisë që ai të mbajë poste sërish”./ VOA

Etiketa: armet berthamoredonald trumppelosi


Ju sugjerojmë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Para
Video/ Njihet si “qendra e universit”, rrethi misterioz që po çudit botën

Video/ Njihet si “qendra e universit”, rrethi misterioz që po çudit botën

Trump: Mbrëmë po fitoja, më pas shtetet filluan të zhdukeshin si me magji

Protesta e dhunshme, "Twitter" bllokon përgjithmonë llogarinë e Trump

Kryemadhi në njësinë nr.3: Ne do të kthejmë qytetarët që janë larguar

Kryemadhi në njësinë nr.3: Ne do të kthejmë qytetarët që janë larguar
















TE FUNDIT

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
6 Qershor, 2025

Katër persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë natës në Kiev, si pasojë e sulmeve me raketa...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
6 Qershor, 2025

Pas 11 vitesh, Shqipëri-Serbi do të “ndeshen” përsëri në fushën e blertë. Dy vende, dy skuadra dhe një histori mes...

Lexo më shumë

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
6 Qershor, 2025

Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat çmohen dhe përfshihen më shumë se kudo...

Lexo më shumë

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
6 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka arritur të godasë një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe një rast i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com