Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump mbron vendimin për shkarkimin e Vindman

2020/02/09 at 11:18 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trump mbron vendimin për shkarkimin e Vindman

Presidenti amerikan Donald Trump i doli në mbrojtje vendimit për të larguar nga Shtëpia e Bardhë, anëtarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Kolonel Lejnant Alexander Vindman. Vindman ishte një prej zyrtarëve që dëshmoi kundër Trump gjatë hetimeve që po kryente Kongresi me qëllim shkarkimin nga detyra të presidentit.


Trump tha se ai Vindman nuk iu bind urdhrave duke shtuar se kishte bërë një raportim të pasaktë të asaj që presidenti vazhdon ta quajë një telefonatë “perfekte” mes tij dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

Avokati i Vindman, David Pressman, i hodhi poshtë komentet e presidentit për klientin e tij duke i cilësuar si “tërësisht të rreme”.

“Ata bien ndesh me informacionet e personelit dhe tërësinë e procesverbalit të dëshmive gjatë hetimeve për ngritjen e akuzave ndaj zotit Trump për të cilin është Presidenti është vetëdijshëm”, shkruante ai në një deklaratë.

“Ndërsa njeriu më i fuqishëm në botë vazhdon fushatën e tij të kanosjes, dhe shumë zyrtarë vazhdojnë të heshtin, kolonel lejnant Vindman vazhdon shërbimin e tij ndaj vendit tonë si një anëtar në detyrë dhe i dekoruar i ushtrisë sonë”, shkruante Pressman.

Në një kërkesë për reagim ndaj komenteve në Tëitter të Trump Pentagoni përsëriti një deklaratë të së premtes se Vindman dhe vëllai i tij binjak janë emëruar në një detyrë tjetër në Departamentin e Mbrotjes.

“Në respekt të privatësinë e tyre, ne nuk do të japim informacione të mëtejshme në këtë moment”, tha një zëdhënës i Pentagonit.

Shtëpia e Bardhë largoi gjithashtu nga detyra edhe vëllain binjak të Kolonel Lejnant Alexander Vindman. Yevgeny Vindman, punonte si avokat në Këshillin e Sigurisë Kombëtare gjithashtu me gradën e kolonel lejtnatit.

Alexander Vindman dëshmoi në nëntor gjatë hetimit në Dhomën e Përfaqësuesve, proces që synonte ngritjen e akuzave kundër Presidentit Trump. Ai tha se kërkesa që Presidenti Trump i bëri homologut ukrainas Volodymyr Zelenskiy gjatë një telefonate në muajin korrik 2019 ishte e papërshtatshme, kërkesë që u kthye në epiqendër të hetimit.

Vindman tha para një komisioni të drejtuar nga demokratët se “nuk po u besonte veshëve rreth asaj që po dëgjonte” gjatë bisedës telefonike mes dy udhëheqësve. Presidenti Trump i kërkoi presidentit Zelenskiy të fillonte hetimet ndaj rivalit demokrat Joe Biden si dhe rreth aludimeve se kishte qenë Ukraina dhe jo Rusia pas ndërhyrjeve në zgjedhjet presidenciale të 2016-s në SHBA.

Presidenti Trump u shpall i pafajshëm pas gjyqit në Senatin e kontrolluar nga republikanët, të cilët votuan kundër akuzave për shpërdorim pushteti dhe pengim të Kongresit nga Presidenti Trump.
Ndërkohë sipas njoftimeve Vindman do të riemërohet në Departamentin e Mbrojtjes.
Presidenti Donald Trump shkarkoi të premten edhe ambasadorin e SHBA në Bashkimin Evropian Gordon Sondland, një tjerër dëshmitar kyç të procesit që synonte shkarkimin e tij.

Sondland e njoftoi vendimin në një deklaratë të premten ku shprehte ndër të tjera: “mirënjohjen ndaj Presidentit për mundësinë që i dha për të shërbyer, sekretarit Pompeo për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe profesionistëve të jashtëzakonshëm e të përkushtuar të misionit amerikan në Bashkimin Evropian”.
“Jam krenar për arritjet tona. Puna jonë këtu ka qenë kulmi i karrierës time ”, shkruante ai.

Etiketa: donald trumpLejnant Alexander Vindman.


Ju sugjerojmë

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?
Bota

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?

5 Qershor, 2025 6:11 pm
Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Politikë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

5 Qershor, 2025 5:51 pm
Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
Politikë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

5 Qershor, 2025 5:45 pm
De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…
Sport

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…

5 Qershor, 2025 5:41 pm
Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
Politikë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

5 Qershor, 2025 5:34 pm
Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…
Bota

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…

5 Qershor, 2025 5:25 pm
Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube
Sport

Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube

5 Qershor, 2025 5:22 pm
Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve
Bota

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve

5 Qershor, 2025 5:02 pm
Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare
Bota

Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare

5 Qershor, 2025 5:00 pm
Kim Jong Un mbështet Putinin: Jemi gati të forcojmë bashkëpunimin me Rusinë
Bota

Kim zotohet për “mbështetje pa kushte” të luftës së Rusisë në Ukrainë

5 Qershor, 2025 4:38 pm
Para
Jepet masa për 4 të arrestuarit e përplasjes me armë në Shkodër

Jepet masa për 4 të arrestuarit e përplasjes me armë në Shkodër

Dosja për rrëmbimin e Jan Prengës do t’i kalojë SPAK-ut

Dosja për rrëmbimin e Jan Prengës do t'i kalojë SPAK-ut

Kthesë në politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian?

Kthesë në politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian?
















TE FUNDIT

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?
5 Qershor, 2025

Në maj, Parlamenti danez miratoi ligjin për rritjen e moshës së daljes në pension, i cili u mbështet nga 81 përfaqësues, ndërsa...

Lexo më shumë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
5 Qershor, 2025

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka  pritur në një takim homologun e tij shqiptar ministrin Pirro Vengu, ku u diskutua...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
5 Qershor, 2025

Kuvendi ka miratuar këtë të enjte me 71 vota pro të gjitha pikat e rendit të ditës. Dy nga pikat...

Lexo më shumë

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…
5 Qershor, 2025

Ja ku jemi përsëri. 11 vjet më vonë, kombëtarja shqiptare e gjen veten sërish në rrugën e saj drejt majave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com