Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump mbërrin në Nju Jork, masa të rrepta sigurie para dorëzimit të tij tek autoritetet

2023/04/04 at 8:13 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Publikimi i dokumenteve të Trump/ Çfarë detajesh u zbuluan nga seanca gjyqësore

Ish-Presidenti Donald Trump mbërriti të hënën në Nju Jork, përpara dorëzimit të tij tek autoritetet dhe paraqitjes para një gjykatësi, ku do t’i lexohen akuzat penale të ngritura ndaj tij nga një juri e madhe. Deri tani nuk dihet se për çfarë akuzash rëndojnë ndaj Trump.


Pas mbërritjes në aeroportin LaGuardia të Nju Jorkut, Trump zbriti nga avioni i tij i vetëm dhe u fut në një makinë SUV të zezë, pa u përshëndetur nga askush. Vetëm grupe të vogla dhe të rralla mbështetësish kishin dalë në rrugë ndërsa autokolona e tij përdori një eskortë policie për ta çuar në Manhattan.

Ndërkohë qyteti më i madh i vendit është përfshirë nga masa të forta sigurie dhe autoritetet paralajmëruan të gjithë ata që synojnë të shkaktojnë shqetësime se “Nju Jorku nuk është një arenë për të shfryrë zemërimin e tyre”.

Trump dhe mbështetësit e tij kanë kritikuar hetimet si dhe padinë penale të ngritur kundër tij, që rrjedh nga një pagesë për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, bërë në ditët e fundit të fushatës presidenciale të Trump në vitin 2016. Kthimi i tij në këtë qytet, hap një kapitull të paprecedentë në historinë amerikane. Trump është ish-presidenti i parë që përballet me akuza penale ndërsa ai ndodhet në mesin e një fushate të tretë për Shtëpinë e Bardhë.

Ish-presidenti planifikon të qëndrojë sot në Kullën Trump dhe më pas të martën ai do t’u dorëzohet autoriteteve për procedim e lexim akuzash nga gjykatësi i çështjes.

Pas paraqitjes në gjykatë, Trump planifikon të kthehet në Mar-a-Lago për një konferencë shtypi të martën në mbrëmje. Të paktën 500 persona janë ftuar në konferencë, sipas një republikani të njohur me planet dhe që foli anonimisht për ta diskutuar situatën. Mes të ftuarve janë anëtarë të Kongresit që kanë mbështetur fushatën presidenciale të Trump, si dhe donatorë dhe mbështetës të tjerë.

Ish-presidenti përforcoi gjithashtu forcoi ekipin e tij ligjor të hënën, duke shtuar një avokat të tretë të profilit të lartë, Todd Blanche. Një ish-prokuror federal, Blanche ka përfaqësuar më parë ish-kryetarin e fushatës së zotit Trump, Paul Manafort.

Deri më tani, zyrtarët nuk kanë parë një fluks njerëzish që vijnë në qytet, sikurse ishte rasti në Uashington në ditët para sulmit të dhunshëm të 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit.

Megjithatë, autoritetet paralajmëruan se mbajtja e një arme pranë zonave të caktuara të qytetit, përfshirë gjykatat, do te konsiderohej një vepër penale.

“Ndërsa mund të ketë disa persona që mendojnë të vijnë në qytetin tonë nesër, mesazhi ynë është i qartë dhe i thjeshtë: kontrolloni veten”, tha kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams. “Nju Jorku është shtëpia jonë, jo një shesh lojrash për zemërimin tuaj. Ne jemi qyteti i madh më i sigurt në Amerikë, sepse respektojmë sundimin e ligjit”, shtoi ai.

Autoritetet po planifikojnë të rrisin masat e sigurisë rreth Kullës Trump si dhe të mbyllin rrugët aty pranë. Ata kanë ndërmarrë hapa për të mbyllur dhe siguruar katin e gjykatës ku ish-presidenti do të paraqitet para një gjykatësi të martën pasdite.

Mbështetësit e Trump, përfshirë një nga mbrojtësit e tij më të vendosur në Kongres, ligjvënësja republikane Marjorie Taylor Greene e Xhorxhias, kanë planifikuar një tubim në Nju Jork të martën para mesditës, ndoshta përpara se zoti Trump të dilë para gjykatësit. Zoti Adams ndërmori hapin e pazakontë duke i drejtuar një thirrje ligjvënëses.

“Megjithëse nuk kemi kërcënime specifike, njerëz si Marjorie Taylor Greene, e cila njihet për përhapjen e dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes, ka deklaruar se do të vijë në qytet”, tha zoti Adams. “Ndërsa ndodheni këtu në qytet, duhet që të dëshmoni sjelljen tuaj më të mirë“.

Ekipi ligjor i Trump pritet të sfidojë aktakuzën, dhe kanë bërë të ditur se do të përqendrohen në përdorimin e asaj që ata e quajnë një çështje të dobët e ngritur kundër ish-presidentit, në avantazhin e tij.

Trump pritet të përballet me akuza të shumta për falsifikimin e të dhënave të biznesit, përfshirë të paktën një vepër penale, në aktakuzën e lëshuar nga një juri e madhe në Manhattan javën e kaluar. Hetimet lidhur me pagesat e bëra për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografike Stormy Daniels dhe ish modeles së revistës Playboy Karen McDougal.

Ato thonë se kanë pasur marrëdhënie seksuale me zotin Trump një gjë që ai e ka hedhur poshtë duke mohuar gjithashtu se ka kryer ndonjë veprim të paligjshëm. Ai thotë se çështja ndaj tij është e motivuar politikisht.

Republikanët kryesorë, duke përfshirë disa nga rivalët e mundshëm të zotit Trump brenda partisë për garën presidenciale e kanë denoncuar çështjen kundër tij. Presidenti Joe Biden dhe demokratët kryesorë kanë qëndruar përgjithësisht të heshtur lidhur me rastin./ VOA



Ju sugjerojmë

I fshehur në rrotat e avionit, udhëtimi tronditës i 13-vjeçarit afgan drejt Indisë
Bota

I fshehur në rrotat e avionit, udhëtimi tronditës i 13-vjeçarit afgan drejt Indisë

23 Shtator, 2025 2:15 pm
“Plumbi i Artë”/ Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë
Kronikë

“Plumbi i Artë”/ Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë

23 Shtator, 2025 1:34 pm
Trump vendos tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës, mjekët mund të përjashtohen
Bota

Trump vendos tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës, mjekët mund të përjashtohen

23 Shtator, 2025 12:56 pm
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Sherr me thika mes dy infermierëve në spital, plagoset njëri prej tyre

23 Shtator, 2025 12:26 pm
Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza
Bota

Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza

23 Shtator, 2025 12:12 pm
Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…

23 Shtator, 2025 12:04 pm
Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur
Bota

Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur

23 Shtator, 2025 11:16 am
Protestë e dhunshme, 10 të arrestuar dhe 60 policë të lënduar në Milano
Bota

Protestë e dhunshme, 10 të arrestuar dhe 60 policë të lënduar në Milano

23 Shtator, 2025 11:10 am
Britania propozon ndalimin e qëndrimit të përhershëm për emigrantët
Bota

Britania propozon ndalimin e qëndrimit të përhershëm për emigrantët

23 Shtator, 2025 10:41 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kryesore

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt,Këshilli Bashkiak i Tiranës shqyrton kërkesën e PS

23 Shtator, 2025 9:41 am
Para
Opinion/ Paratë ruse, Rama i kërkon SPAK hetim për Kryemadhin!

Opinion/ Paratë ruse, Rama i kërkon SPAK hetim për Kryemadhin!

Refuzoi të prishte agjërimin, klubi përjashton nga skuadra futbollistin

Refuzoi të prishte agjërimin, klubi përjashton nga skuadra futbollistin

Një ditë pas dekretimit si drejtore e SHISH, Vlora Hyseni shfaqet krah Ramës

Një ditë pas dekretimit si drejtore e SHISH, Vlora Hyseni shfaqet krah Ramës
















TE FUNDIT

I fshehur në rrotat e avionit, udhëtimi tronditës i 13-vjeçarit afgan drejt Indisë

I fshehur në rrotat e avionit, udhëtimi tronditës i 13-vjeçarit afgan drejt Indisë
23 Shtator, 2025

Një 13-vjeçar nga Afganistani ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm dhe tepër të rrezikshëm, duke u fshehur në ndarjen e...

Lexo më shumë

“Plumbi i Artë”/ Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë

“Plumbi i Artë”/ Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë
23 Shtator, 2025

Të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani dhe Erion Alibej u përfshinë në një përplasje verbale në seancën e të martës...

Lexo më shumë

Trump vendos tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës, mjekët mund të përjashtohen

Trump vendos tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës, mjekët mund të përjashtohen
23 Shtator, 2025

Mjekët mund të përjashtohen nga tarifat për të marrë viza pune në Shtetet e Bashkuara, raportoi Bloomberg të hënën. Shtëpia e...

Lexo më shumë

Sherr me thika mes dy infermierëve në spital, plagoset njëri prej tyre

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
23 Shtator, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambientet e një spitali shtetëror në Tiranë. Policia bën me dije se gjatë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com