Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka marrë sot, më 15 gusht, një letër nga homologu amerikan Donald Trump.
Në mesazhin e tij Trump thekson angazhimin për të vazhduar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri, bazuar në miqësinë, aleancën dhe respektimin e idealeve mbi të cilat është ndërtuar dhe funksionon kombi amerikan.
“Duke mbrojtur sovranitein, begatinë dhe paqen përmes forcës, së bashku ne mund të të arrijmë të pamundurën.
Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurtë, më të qëndrueshme dhe me të suksesshme”, shkruan presidenti amerikan në letrën drejtuar Begajt.
Kjo letër e Trump-it, vjen vetëm pak kohë pas mesazhit që Begaj ndau për 249-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.
Letra e Trump-it për Begajn vjen në ditën që do të mbahet Samiti mes tij dhe presidentit rus Vladimir Putin, që do të zhvillohet sonte në Alaskë.
Trump ka thënë se pret që Putin ta marrë seriozisht këtë takim dhe ka paralajmëruar për “pasoja shumë serioze” për Moskën nëse lideri rus refuzon të ndërmarrë hapa drejt përfundimit të luftës./tvklan