Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump lavdëron Musk për reduktimin e shpenzimeve qeveritare

2025/02/19 at 8:59 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Trump lavdëron Musk për reduktimin e shpenzimeve qeveritare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka mbrojtur vendimin e tij për t’i dhënë biznesmenit miliarder, Elon Musk, një rol të rëndësishëm në administratën e tij si kreu i Departamentit të Efiçiencës Qeveritare (DOGE), mes kritikave për ngrirjen e financimeve për USAID-in, që ndikoi në programet për ndihmë të huaj në mbarë botën.


Trump kufizoi punën e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar kur urdhëroi një ngrirje 90-ditore të shpenzimeve më 24 janar. Ky vendim preku shumë biznese dhe organizata jofitimprurëse në Ukrainë, të cilat tani po përballen me vështirësi. Ai gjithashtu ndikoi në programet e ndihmës për njerëzit në Afganistan.

Ky vendim kishte bërë jehonë edhe në Kosovë, ku USAID-i thotë se ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës që nga viti 1999.

Trump dhe Musk e komentuan këtë vendim gjatë intervistës së tyre të parë të përbashkët televizive, e cila u transmetua më 18 shkurt në Fox News, një media konservatore amerikane. Trump tha se mori vendimin për të ngrirë financimin e USAID-it sepse paraardhësi i tij, ish-presidenti Joe Biden, kishte shpenzuar më shumë sesa që duhej, përfshirë ndihmën e huaj që, sipas tij, nuk i shërbente interesave të SHBA-së dhe kishte rritur deficitin.

Që nga viti 2022, USAID-i ka ofruar miliarda dollarë ndihmë humanitare, mbështetje për zhvillim dhe ndihmë të drejtpërdrejtë buxhetore për Ukrainën. Musk dhe Trump nuk u pyetën për pezullimin e ndihmës për programet në Ukrainë gjatë intervistës ose për përpjekjet diplomatike të Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Intervista u përqendrua më shumë te marrëdhënia e Trumpit me Muskun, njeriun më të pasur në botë, dhe arsyet pse ai e zgjodhi atë për të drejtuar DOGE-n.

“Unë njoh shumë biznesmenë dhe ata nuk janë domosdoshmërisht njerëz të mirë”, tha Trumpi. Musk është një person i madh që “dëshiron ta shohë vendin të ecë përpara”, i tha Trumpi intervistuesit të Fox News, Sean Hannity, i cili është mik i presidentit.

Trump tha se DOGE ka luftuar shpërdorimet, mashtrimet dhe abuzimet në qeveri, duke kursyer tashmë miliona dollarë për taksapaguesit amerikanë.

Që nga kthimi i Trumpit në postin e presidentit më 20 janar, DOGE ka kaluar nga një departament në tjetrin, duke pushuar nga puna ose shkarkuar mijëra punonjës të qeverisë në një ndryshim të madh të administratës federale, të dizajnuar për të ulur kostot dhe për ta zvogëluar atë. Një listë e programeve që janë identifikuar, disa prej të cilave kushtonin qindra miliona dollarë, u shfaq në ekran gjatë intervistës së përbashkët.

Musk tha se ai mori këtë rol për ta reduktuar burokracinë dhe për ta parandaluar falimentimin e Shteteve të Bashkuara.

“Qëllimi është të shkurtojmë një trilion dollarë nga deficiti”, tha Musk, duke pretenduar se Trumpi “e gjeti deficitin në dy trilionë kur hyri në detyrë”.

Musk tha se taksapaguesi mesatar amerikan duhet të jetë “i tërbuar” nga mënyra se si janë shpenzuar paratë e tyre.

Ai tha se disa nga njerëzit në ekipin e tij të DOGE-s, që është kritikuar ashpër nga Demokratët për veprimet e cilësuara si të paligjshme, janë punonjës federalë. Të tjerë janë inxhinierë softuerësh që mund të fitonin paga milionëshe, por në vend të kësaj kanë zgjedhur të punojnë për të.

Presidenti Trump tha se Musk thjesht po zbaton urdhrat e tij ekzekutivë dhe premtoi se programet tradicionale si Sigurimet Shoqërore dhe programet e sigurimeve shëndetësore të financuara nga qeveria, Medicare dhe Medicaid, “nuk do të preken”.

Megjithatë, ardhja e punonjësve të DOGE këtë javë në Administratën e Sigurimeve Shoqërore çoi në dorëheqjen e menjëhershme të shefit të saj për shkak të një përplasjeje të dukshme me ekipin e Muskut për uljen e kostove. Zyrtarë të tjerë të lartë federalë kanë dhënë dorëheqje kur janë përballur me qasjen drastike të DOGE-s ndaj shpenzimeve federale.

Trumpi gjithashtu tha se Musk nuk i ka kërkuar asnjë favor për kompanitë e tij – konkretisht SpaceX, e cila ka kontrata të shumta me qeverinë amerikane, dhe Tesla, e cila ka përfituar nga subvencionet e SHBA-së për promovimin e makinave elektrike.

Musk tha se do të tërhiqej nga çdo vendimmarrje nëse ndonjëherë do të përballej me një situatë që përfshinte bizneset e tij, dhe Trump shtoi: “Nëse ka ndonjë konflikt, ai nuk do të jetë i përfshirë”.

Musk i tha Hannity-t se ka paguar një çmim për mbështetjen e tij ndaj Trumpit, por se ka ndërmend të vazhdojë.

“Unë jam një teknolog dhe përpiqem të krijoj teknologji që ndihmojnë njerëzit dhe përmirësojnë botën”, tha Musk.

Trump tha se gjithmonë e ka respektuar Muskun, por admirimi i tij për të u rrit kur ai ofroi përdorimin e satelitëve të komunikimit Starlink për njerëzit në Karolinën e Veriut, komunitetet e të cilëve ishin shkatërruar nga një uragan vitin e kaluar.

Admirimi i tij u rrit edhe më shumë kur SpaceX arriti ta kthente një raketë në Tokë dhe ta kapte në ajër “si një foshnjë e bukur e vogël”, dhe ai vendosi se e donte atë në ekipin e tij./REL



Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet në Arabinë Saudite 

Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet në Arabinë Saudite 

Macron: Dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë “nuk përjashtohet”  

Franca përgatitet për samitin e dytë për luftën në Ukrainë, çfarë pritet të ndodhë sot 

Rama publikon pamjet nga autostrada Tiranë-Durrës: Projekt i rëndësishëm, punimet po avancojnë 

Rama publikon pamjet nga autostrada Tiranë-Durrës: Projekt i rëndësishëm, punimet po avancojnë 
















TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com