Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump kritika të ashpra ndaj prokurorit të posaçëm Smith

2023/08/09 at 5:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Trump kritika të ashpra ndaj prokurorit të posaçëm Smith

Gjykatësja federale në çështjen e fundit penale kundër ish Presidentit Donald Trump, ka caktuar të premten një seancë dëgjimore, ku do të shqyrtohet kërkesa e prokurorëve, që ish presidenti dhe avokatët e tij të mos zbulojnë publikisht provat e këtij rasti.


Ish Presidenti tha se do të vazhdojë të flasë hapur për çështjet penale kundër tij, gjatë një tubimi me mbështetësit e tij në Nju Hempshër të martën.

Zoti Trump ofendoi prokurorin e posaçëm Jack Smith dhe përsëriti pretendimin e tij se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin të manipuluara.

Gjykatësja Tanya Chutkan ka urdhëruar avokatët e Donald Trumpit dhe prokurorët federalë që të paraqiten në gjykatë të premten, për një seancë dëgjimore lidhur me rregullat se si mund të përdoren dhe ndahen provat që kanë prokurorët për aktpadinë e fundit kundër ish presidentit, që përmban akuza për përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe nxitje të protestave të dhunshme në Kapitol më 6 janar 2021.

Prokurorët kërkuan nga gjykatësja Chutkan që të nxjerrë një urdhër, që provat konfidenciale të mos bëhen publike nga zoti Trump, duke sugjeruar se ai mund të përdorte të dhënat e rastit për të frikësuar dëshmitarët.

Avokatët e zotit Trump thonë se një urdhër i tillë është shumë i gjerë dhe do të kufizonte të drejtën e fjalës së lirë të ish presidentit, e garantuar nga Amendamentit të Parë i Kushtetutës.

“Do të flasë për këtë çështje. Nuk do të ma marrin të drejtën e Amendamentit të Parë”, tha zoti Trump gjatë një fjalimi para mbështetësve të tij në Nju Hempshër.

Ish Presidenti Trump ofendoi prokurorin e posaçëm Jack Smith, të cilin e quajti “prokuror bandit dhe “njeri i çmendur”.

Në aktpadinë me katër pika, Departamenti i Drejtësisë akuzon ish Presidentin se u përpoq të bllokonte transferimin paqësor të pushtetit.

Sipas prokurorisë, zotit Trump i ishte thënë disa herë nga burime të besueshme se pretendimet e tij për manipulime në zgjedhje ishin të rreme, por ai vazhdoi përhapjen e tyre, për të mbjellë mosbesim ndaj zgjedhjeve.

Ish presidenti tha në gjykatë se është i pafajshëm, ndërsa të martën përsëriti gënjeshtrat e tij për manipulim të zgjedhjeve.

“Për asnjë sekondë të ditës nuk kam dyshuar nëse zgjedhjet ishin të manipuluara. Ishin të manipuluara, ishin zgjedhje të neveritshme dhe të vjedhura. Ky vend duhet të turpërohet”, tha zoti Trump.

Ish Presidenti i ka quajtur hetimet si të motivuara politikisht dhe tha se Departamenti i Drejtësisë po e detyron të shpenzojë kohë dhe para larg fushatës zgjedhore, për t’u përballur, siç u shpreh ai, me akuzat e sajuara.

“Kjo është ajo që po bëjnë. Më falni, nuk do të mund të shkoj në Ajova sot. Nuk do të vij në Nju Hempshër, sepse jam i ulur në një sallë gjyqi për budallallëqe, sepse prokurori i përgjithshëm më akuzoi për diçka”, tha zoti Trump.

Kjo është aktpadia e tretë penale kundër ish-Presidentit në më shumë se katër muaj, dy aktpadi janë nga autoritetet federale dhe tjetra nga shteti i Nju Jorkut. Në total, të tre aktpaditë përmbajnë 78 akuza penale ndaj ish-presidentit.

Një padi e katërt pritet të ngrihet në fund të këtij muaji në Xhorxhia, ku një prokurore lokale, ka hetuar zotin Trump dhe aleatët e tij, për ndërhyrje në zgjedhjet e këtij shteti.

Sipas një përllogarie të bërë nga portali ‘Politico’, nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat e ngritura deri tani dhe i jepet dënimi maksimal, zoti Trump mund të përballet me deri 641 vite burg.

Megjithatë, gjyqet nuk janë zhvilluar ende dhe ekspertët ligjorë thonë se ish-presidenti mund të shmangë dënimin me burg, duke negociuar me prokurorët për dënime të lehta në shkëmbim të pranimit të fajësisë dhe duke apeluar dënimet e mundshme.

Problemet ligjore nuk e kanë dëmtuar atë mes kandidatëve të tjerë republikanë për president. Ai vazhdon të dominojë me diferencë të thellë ndaj të tjerëve.

Por me të paktën dy procese gjyqësore, që pritet të fillojnë vitin e ardhshëm, çështjet penale ka të ngjarë të hedhin një hije të errët mbi garën presidenciale dhe titujt e lajmeve.

Megjithëse rezultati i akuzave mbetet i pasigurt, ekziston një konsensus midis ekspertëve ligjorë, që edhe nëse dënohet, zoti Trump mund ta vazhdojë fushatën elektorale për t’u zgjedhur president.

Kushtetuta amerikane përcakton tre kërkesa kryesore për kandidatët presidencialë: të jenë shtetas amerikanë të lindur në Shtetet e Bashkuara, të jenë të paktën 35 vjeç dhe të kenë banuar në Shtetet e Bashkuara për jo më pak se 14 vjet.

Megjithatë, Kushtetuta nuk shprehet për rastet e kandidatëve të akuzuar, apo të dënuar nga gjykatat.

Kjo do të thotë se zoti Trump mund të kandidojë për president si një kriminel i dënuar apo edhe pas hekurave, siç bëri Eugene V. Debs, kandidati presidencial i Partisë Socialiste, më shumë se një shekull më parë./ VOA

Etiketa: akuzadonald trumpJack Smith


Ju sugjerojmë

Rama ndan pamjet: Mozaiku në “zemër” të fshatit Lin, tashmë i hapur për vizitorët
Aktualitet

Rama ndan pamjet: Mozaiku në “zemër” të fshatit Lin, tashmë i hapur për vizitorët

1 Korrik, 2025 9:02 am
Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e Muhamet Rrumbullakut dhe të nëndrejtorit të SHISH
Bota

FBI dhe NSA: Sulme kibernetike nga Irani ende të mundshme

1 Korrik, 2025 8:39 am
Irani minimizon mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore
Bota

Irani minimizon mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore

1 Korrik, 2025 8:32 am
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
Aktualitet

Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune

1 Korrik, 2025 8:25 am
Deputeti britanik, Nikel Farage pranon sfidën e Ramës: Do të vij në Shqipëri!
Aktualitet

Deputeti britanik, Nikel Farage pranon sfidën e Ramës: Do të vij në Shqipëri!

1 Korrik, 2025 8:18 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 1 korrik 2025

1 Korrik, 2025 8:11 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 1 korrik 2025

1 Korrik, 2025 8:10 am
Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
Bota

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

30 Qershor, 2025 10:21 pm
“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
Aktualitet

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

30 Qershor, 2025 10:01 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Aktualitet

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

30 Qershor, 2025 9:20 pm
Para
Inceneratorët e kulla pas TKOB,PD-SPAK:Të hetohen me seriozitet,paratë e krimit mbajnë…

Inceneratorët e kulla pas TKOB,PD-SPAK:Të hetohen me seriozitet,paratë e krimit mbajnë...

Kurti: Qeveria e Kosovës e përkushtuar për shtensionimin e situatës në veri

Kurti: Qeveria e Kosovës e përkushtuar për shtensionimin e situatës në veri

Në morgje s’ka vende,mijëra të vdekur rrugëve të Sudanit, rrezikohet shpërthimi i kolerës

Në morgje s’ka vende,mijëra të vdekur rrugëve të Sudanit, rrezikohet shpërthimi i kolerës
















TE FUNDIT

Rama ndan pamjet: Mozaiku në “zemër” të fshatit Lin, tashmë i hapur për vizitorët

Rama ndan pamjet: Mozaiku në “zemër” të fshatit Lin, tashmë i hapur për vizitorët
1 Korrik, 2025

Në fshatin e Linit është hapur për vizitorët një thesar i çmuar i trashëgimisë kulturore shqiptare, mozaiku i Bazilikës Paleokristiane....

Lexo më shumë

FBI dhe NSA: Sulme kibernetike nga Irani ende të mundshme

Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e Muhamet Rrumbullakut dhe të nëndrejtorit të SHISH
1 Korrik, 2025

Megjithë armëpushimin e fundit mes Iranit dhe Izraelit, sipas ekspertëve të shërbimeve sekrete SHBA-ja duhet të vazhdojë të llogarisë me...

Lexo më shumë

Irani minimizon mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore

Irani minimizon mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore
1 Korrik, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, e përjashtoi mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara,...

Lexo më shumë

Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune

Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
1 Korrik, 2025

Paralajmërimi për rrezikun e investimeve dhe punësimin e sektorit të manifakturës bëhet nga kryetari i shoqatës së ProEksport Albania Edvin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com