Bota

Trump krenar për murin ndarës me Meksikën: Këtë nuk e kalon dot askush


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:43 - 24/06/20 |
el ida

Teksa inspektonte punimet në qytezën kufitare Yuma në Arizona, presidenti amerikan Donald Trump vendosi një pllakatë me autografin e tij në murin e ndërtuar në kufirin me Meksikën.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ndaloi para murit dhe me krenari pohoi se ai ishte i pakalueshëm.

“Është bërë me çelik dhe beton. Askush nuk kalon dot këtu”, tha ai, teksa i rezistonte temperaturës 42 gradë celsius,

Trump është zotuar të ndërtojë mbi 800 kilometra mur përgjatë kufirit me Meksikën deri në shkurt të vitit 2021 dhe pretendon se deri tani janë ndërtuar mbi 300 kilometra./Opinion.al

Pas