Sali Berisha ka reaguar pasi presidenti amerikan, Donald Trump, konsideroi opsionin e strehimit në Shqipëri të palestinezëve të zhvendosur nga Gaza.
Kryedemokrati u shpreh se Shqipëria nuk ka asnjë lloj infrastrukture për t’i pritur, duke shtuar se është në një qerthull.
Ai theksoi se shteti ynë është një vend trafiku dhe nuk jep garanci për jetët e njerëzve.
“Shqipëria nuk ka asnjë lloj infrastrukture që mund të pres, është futur në një qerthull tani.
Shqipëria është vend trafiku nuk plotëson asnjë kusht, nuk jep garanci për jetët njerëzore. A e kanë qarkulluar media, po! Rama e ka mohuar. Por a mund të besosh tek Rama?”,-tha Berisha.