Administrata e re amerikane ka bërë lëvizjen e parë publike në raport me Ballkanin Perëndimor duke kërkuar largimin e misionit të Kombeve të Bashkuara UMNIK.
Kërkesa u paraqit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit nga i ngarkuari me punë në këtë organizatë John Kelley dhe u mbështet edhe nga ministrja e Jashtme Donika Gervalla.
“Ka ardhur koha për të tërhequr UNMIK-un nga Kosova. Ne kërkojmë mbylljen graduale të këtij misioni. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të çrrënjosur shpenzimet e panevojshme në organizatat ndërkombëtare. UNMIK-u është një mision paqeruajtës pa paqeruajtës, me 81 për qind të buxhetit të tij që shkon për pagat e personelit edhe pse misioni ka tejkaluar prej kohësh mandatin e tij”, është shprehur John Kelley.