Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump kërkoi rritjen e kontributit për NATO-n, reagon Gjermania: Nuk jemi në pazar 

2025/01/08 at 11:18 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trump kërkoi rritjen e kontributit për NATO-n, reagon Gjermania: Nuk jemi në pazar 

Enda pa marrë zyrtarisht detyrën, Donald Trump po shokon. Me thirrjen e tij që vendet e NATO-s të shpenzojnë pesë për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto në sektorin e mbrojtjes në të ardhmen, ai ka shkaktuar reagime negative tek të shumë parti në Gjermani. 

Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes të Bundestagut, Marcus Faber (FDP), e sheh kërkesën për një kontribut pesë për qind si shumë të lartë. Në një intervistë me rrjetin editorial të Gjermanisë (RND), ai tha, se “32 shtetet e NATO-s do të duhet të bien dakord për një minimum të ri të përbashkët përtej objektivit prej dy përqind”. Por ai pret një rritje me më shumë se tre përqind – dhe kjo duhet të vendoset me konsensus, theksoi Faber. 

“Kjo është një çmenduri e plotë” 

Kurse politikani për çështjet e jashtme të SPD-së, Ralf Stegner i hodhi poshtë qartë kërkesat e Trump. “Kjo është një çmenduri e plotë. Ne nuk kemi nevojë për më shumë armë në botë, ne kemi nevojë për më pak,” tha ai për portalin e lajmeve Politico. 

Edhe eurodeputetja liberale gjermane, Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP) e konsideron të tepruar kërkesën e Trump për një objektiv prej pesë për qind. “Ne nuk duhet të lejojmë çdo deklaratë të Trumpit të na nxjerrë nga binarët. Ne nuk jemi në një pazar këtu,” tha politikanja e FDP-së për rrjetin RND. Megjithatë, sipas eurodeputetes,  me të drejtë SHBA-të presin që anëtarët e NATO-s të japin më shumë para për mbrojtjen e vendit të tyre – dhe të marrin përgjegjësinë për të mbrojtje të përbashkët të aleancës. 

“Duke pasur parasysh vendndodhjen gjeografike e potencialin dhe madhësinë ekonomike të Gjermanisë, kjo është e drejtë, pasi ne jemi fshehur pas SHBA-ve për dekada me shpresën se mund të mbështetemi tek ata dhe se ata do të jenë përgjegjës për sigurinë tonë. 

Politikanja e majtë gjermane dhe drejtuesja e Aleancës me emrin e saj, Sahra Wagenknecht (BSW), bëri thirrje për një ndryshim në politikën e jashtme në lidhje me SHBA. “Nuk është çudi që Trump tani po bën thirrje për pesë për qind shpenzime për mbrojtjen”, tha ajo gjithashtu për revistën “Politico”. Tani është koha për t’i dhënë fund “besnikërisë vasale ndaj SHBA”. Gjermania ka nevojë për “pavarësi në vend të nënshtrimit” dhe “një përmirësim të ndjeshëm në marrëdhënies franko-gjermane”. 

Debati për mbrojtjen edhe në kuadër të fushatës zgjedhore 

Debati për nivelin e duhur të buxhetit të mbrojtjes ka marrë hov, pavarësisht kërkesave të Trump. Ministri Federal i Ekonomisë dhe kandidati kryesor i Partisë së Gjelbër për kancelar, Robert Habeck akuzoi kancelarin Olaf Scholz se kishte shkurtuar buxhetin e Bundeswehr-it gjatë kohës së koalicionit të madh, CDU dhe SPD, atëherë nën kancelaren Merkel. 

“Fondi special me të cilin filluam të punojmë kundër problemeve të mëdha nuk do të jetë më i disponueshëm vitin e ardhshëm “Pra, duhet të bëjmë më shumë në vitet e ardhshme për të mbrojtur paqen dhe sigurinë e këtij vendi”, tha Habeck për revistën Stern. Habeck tha, se do të financonte shpenzimet e planifikuara masive të mbrojtjes përmes miliardave të reja të kredive. Frena e borxhit “nuk duhet të vendosë se sa e sigurt është Gjermania”, vazhdoi Habeck. 

Shpenzimet e mbrojtjes nga vendet e NATO-s ishin pikë qendrore e mosmarrëveshjeve që gjatë mandatit të parë të Trump. Në atë kohë, republikani kërcënoi se SHBA-të do të tërhiqej nga aleanca ushtarake nëse vendet partnere nuk përmbushin detyrimin e tyre për të investuar të paktën dy për qind të PBB-së në mbrojtje./DW 

Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Vendimi i ERE: Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë elektrike, ja sa do të paguani 

Vendimi i ERE: Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë elektrike, ja sa do të paguani 

“Nuk ndihem mirë kur shoh të majtë në burg”, Majko: Vetëm ata po e shkelin ligjin?

Berisha e akuzoi se është përgjuar nga SHISH/Majko i dërgon shkresë zyrtare Shërbimit Informativ: Më vendosni në dispozicion çdo informacion

Ambasadori i Rusisë nuk mori pjesë në darkën e fundvitit, kryeministri Rama: Ishte zgjedhja e rëndë e vendit të tij!

Fluturime direkte Tiranë-Tel Aviv, Rama: Do të hapen dyert për shkëmbime kulturore dhe mundësi biznesi

TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com