Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump kërcënon sërish Iranin me përdorim të forcës ushtarake

2025/04/10 at 10:19 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trump kërcënon sërish Iranin me përdorim të forcës ushtarake

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar përsëri se do ta përdorë forcën ushtarake, nëse Irani nuk pajtohet për t’i dhënë fund programit të vet bërthamor dhe theksoi se Izraeli do të jetë “lider” i çfarëdo sulmi të mundshëm.

Trump tha për gazetarë të mërkurën në mbrëmje në Shtëpinë e Bardhe se, “nëse është e nevojshme”, Shtetet e Bashkuara do ta përdorin forcën ushtarake “patjetër”.

Ai e tha këtë pasi u pyet për bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre iranianë që do të zhvillohen këtë fundjavë në Oman.

“Ne kemi kohë”, tha Trump, duke shtuar se nuk ka ndonjë afat të përcaktuar për përfundimin e bisedimeve SHBA-Iran.

”Kur nisni bisedimet, e kuptoni nëse po ecin mirë apo jo. Dhe, unë do të thosha që përfundimi do të vijë kur të mendoj se ato nuk po ecin mirë. Pra, është thjesht një ndjesi”, tha Trump.

Trump njoftoi për bisedimet më 8 Prill gjatë një takimi në Zyrën Ovale me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Netanyahu tha se mbështet përpjekjet diplomatike të Trumpit për të arritur marrëveshje me Iranin.

Ai shtoi se Izraeli dhe SHBA-ja ndajnë të njëjtin synim: të sigurohen që Irani të mos zhvillojë ndonjë armë bërthamore.

Trump tha se, nëse përdorimi i forcës ushtarake bëhet i nevojshëm, “Izraeli do të jetë goxha i përfshirë, natyrisht”.

Të dyja palët e kanë paraqitur takimin në Oman si takim eksplorues për të parë nëse mund të zhvillohen negociata. Trump tha se bisedimet do të jenë “të drejtpërdrejta”, ndërsa Irani i ka përshkruar ato si bisedime “të tërthorta”.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të “kërkojnë shumë” në këto bisedime, duke përsëritur qëndrimin e tij të njohur se Irani “nuk mund të ketë armë bërthamore”.

Shtetet e Bashkuara janë gjithnjë e më të shqetësuara pasi Teherani duket më afër se kurrë zotërimit të një arme bërthamore. Irani ka këmbëngulur prej kohësh se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore.

Në vitin 2015, Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera botërore arritën marrëveshje gjithëpërfshirëse bërthamore që kufizonte pasurimin e uraniumit nga Irani në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.

Por, Trump e tërhoqi në mënyrë të njëanshme SHBA-në nga marrëveshja në vitin 2018, duke e quajtur atë si “marrëveshjen më të keqe ndonjëherë”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, shprehu shpresën se bisedimet SHBA-Iran mund të përfundojnë në mënyrë paqësore, pasi Reuters raportoi më 9 prill se deri në gjashtë bombardues B-2 ishin zhvendosur në një bazë ushtarake SHBA-Britani në ishullin Diego Garcia në Oqeanin Indian.

Kur u pyet nëse bombarduesit B-2 ishin mesazh për Iranin, Hegseth tha: “T’ua lëmë atyre të vendosin”. Ai i përshkroi bombarduesit si “aset të shkëlqyer”, duke u thënë gazetarëve gjatë një vizite në Panama se ata dërgojnë “mesazh për të gjithë”.

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi të mërkurën sanksione të reja që synojnë programin bërthamor të Iranit.

5 entitete dhe 1 person me bazë në Iran u goditën me sanksione të reja në lidhje me mbështetjen e tyre të dyshuar për programin bërthamor të Iranit, tha Departamenti. Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se populli iranian “është i jashtëzakonshëm”, por qeveria është “regjim i ashpër”.

“Unë dua që Irani të jetë i madh”, tha Trump. “E vetmja gjë që nuk mund të kenë është një armë bërthamore. Ata e kuptojnë këtë”./REL

Ju sugjerojmë

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
Bota

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

22 Tetor, 2025 6:08 pm
Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
Politikë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

22 Tetor, 2025 5:57 pm
Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik
Aktualitet

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik

22 Tetor, 2025 5:53 pm
Rekord negativ historik për Serinë A
Sport

Rekord negativ historik për Serinë A

22 Tetor, 2025 5:41 pm
Para
Iu gjet pistoletë dhe fishekë kallashnikovi, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Iu gjet pistoletë dhe fishekë kallashnikovi, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Media britanike “Express”: Ishulli i Sazanit, një parajsë për adhuruesit e natyrës

Media britanike “Express”: Ishulli i Sazanit, një parajsë për adhuruesit e natyrës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Nis vulosja dhe paketimi i fletëve të votimit për diasporën, Celibashi: Ja si do të realizohet procesi

Zgjedhjet e 11 Majit/ Nis vulosja dhe paketimi i fletëve të votimit për diasporën, Celibashi: Ja si do të realizohet procesi

TE FUNDIT

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
22 Tetor, 2025

Çfarë do e shtynte një 18-vjeçar në kulmin e regjimit komunist shqiptar, që të lexojë fshehurazi Ungjillin dhe të vendosë...

Lexo më shumë

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
22 Tetor, 2025

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Joan Pelushi ka folur në emisionin “Opinion” për fëmijërinë...

Lexo më shumë

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
22 Tetor, 2025

Javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së Trump foli në telefon me homologun e tij rus Putin dhe më pas u...

Lexo më shumë

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
22 Tetor, 2025

37 persona janë arrestuar në Greqi, disa javë pas zbulimit të një prej skandaleve më të mëdha me përvetësimin e ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com