Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump kërcënon me vendosjen e tarifave deri 200% ndaj pijeve evropiane 

2025/03/15 at 11:19 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Trump kërcënon me vendosjen e tarifave deri 200% ndaj pijeve evropiane 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi Bashkimin Evropian me vendosjen e tarifave prej 200% për verën, shampanjën dhe pijet e tjera që prodhohen në bllokun me 27 vende anëtare, pasi BE-ja vendosi një tarifë prej 50% ndaj uiskit amerikan. 


Presidenti Trump u shpreh në një postim në median sociale Truth Social se BE-ja është “një ndër autoritetet më armiqësore dhe më abuzive të vendosjes së tarifave dhe taksave në Botë”. Ai tha se BE-ja u formua në vitin 1993 “për qëllimin e vetëm të shfrytëzimit të Shteteve të Bashkuara” nga pikëpamja ekonomike. 

Më vonë, i pyetur nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë nëse mund të tërhiqej nga kërcënimet për tarifa ndaj aleatëve gjeopolitikë të Amerikës, Presidenti Trump tha se “na kanë shfrytëzuar prej vitesh, dhe nuk do të na shfrytëzojnë më. Jo, nuk do të tërhiqem aspak – për aluminin, apo çelikun, apo makinat”. 

Gjatë muajit të fundit, Presidenti Trump është angazhuar në një luftë tarifash me partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara – Meksikën, Kanadanë, Kinën dhe BE-në – në përpjekje për të ndalur, siç thotë ai, fluksin e drogave, në veçanti të fentanilit, drejt Shteteve të Bashkuara nga Meksika dhe Kanadaja, dhe për t’i detyruar kompanitë të mbyllin operacionet e tyre jashtë vendit dhe për t’i zhvendosur ato në Shtetet e Bashkuara duke krijuar më shumë vende pune për amerikanët. 

Të mërkurën, Presidenti Trump vendosi tarifa prej 25% ndaj eksporteve të çelikut dhe aluminit drejt Shteteve të Bashkuara nga 35 vende, përfshirë vendet e Bashkimit Evropian. 

Evropa u kundërpërgjigj me shpejtësi duke vendosur tarifa ndaj eksporteve amerikane me vlerë 28 miliardë dollarë drejt vendeve me marrëdhënie të afërta të hershme me Shtetet e Bashkuara, ndërsa Kanadaja vendosi tarifa të reja për rreth 20.7 miliardë dollarë mallra amerikane. 

Kanadaja kërkoi gjithashtu mbajtjen e konsultimeve në Organizatën Botërore të Tregtisë me Shtetet e Bashkuara, në lidhje me vendosjen e tarifa të importit ndaj produkteve të çelikut dhe aluminit nga Kanadaja, njoftoi OBT-ja të enjten. 

Masat e reja të BE-së do të zbatohen jo vetëm për produktet e çelikut dhe aluminit, por edhe për tekstilet, pajisjet shtëpiake dhe produktet bujqësore. Pasojat pritet të ndihen edhe për motoçikletat, uiskin, gjalpin e kikirikut, apo veshjet xhinse, siç u ndien gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump në vitet 2017-2021. 

Tarifat e BE-së synojnë të ushtrojnë trysni politike ndaj Shteteve të Bashkuara, duke minimizuar ndërkohë dëmin për Evropën. Zyrtarët evropianë thonë se tarifat, të cilat paguhen nga kompanitë dhe më pas pasojat u kalohen konsumatorëve, synojnë të godasin produkte nga shtete të dominuara nga republikanët, si mishi i viçit dhe i pulës nga Kansasi dhe Nebraska, produktet e drurit nga Alabama dhe Xhorxhia, si dhe pijet alkoolike nga Kentucky dhe Tennessee. 

Prodhuesit e pijeve alkoolike po vuajnë pasojat e mosmarrëveshjeve për çelikun dhe aluminin. 

Chris Swonger, drejtues i Këshillit të Pijeve të Distiluara të Shteteve të Bashkuara, e quajti vendimin e BE-së për tarifa ndaj pijeve amerikane “thellësisht zhgënjyes dhe do të dëmtojë rëndë përpjekjet e suksesshme për të rikthyer eksportet amerikane në vendet e BE-së”. 

BE-ja është një destinacion kryesor për uiskin amerikan, me eksportet që janë rritur me 60% gjatë tre viteve të fundit, pasi u pezulluan disa tarifa të vendosura më parë. 

Të enjten, zoti Swonger tha në një deklaratë se “sektori i pijeve SHBA-BE është një model për tregtinë e drejtë dhe reciproke, me tarifa zero që nga viti 1997”. Ai bëri thirrje për dhënien fund të luftës së tarifave ndaj pijeve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, duke shtuar se “Dëshirojmë dolli dhe jo tarifa”. 

Njoftimet për tarifa kanë shkaktuar një shitje masive të aksioneve në bursë dhe çmimet në tre bursat kryesore amerikane kanë rënë gjatë ditëve të fundit. Bursa S&P 500 u mbyll të enjten me rënie të mëtejshme prej 10% nga niveli më i ulët rekord i arritur muajin e kaluar. 

Por, Sekretari i Thesarit Scott Bessent i tha kanalit televiziv CNBC se nuk ishte i shqetësuar. 

“Jemi të fokusuar tek ekonomia e vërtetë”, tha ai. “Nuk jam i shqetësuar për pak luhatje për tre javë. Nuk mund t’ju them që tregu do të rritet sot, nesër, apo javën e ardhshme”. 

Ai i hodhi poshtë shqetësimet për kërcënimin e Presidentit Trump për t’u vendosur tarifa më të larta pijeve evropiane. 

“Një apo dy artikuj me një bllok tregtar – nuk jam i sigurtë se kjo është një diçka e madhe për tregjet”, tha ai. 

Presidenti Trump u shpreh në postimin e tij në median sociale se nëse Evropa zbaton tarifën prej 50% ndaj uiskit të distiluar në Amerikë, ai do të vendosë tarifa prej 200% ndaj “të gjitha produkteve të verës, shampanjës dhe pijeve alkoolike që vijnë nga Franca dhe vendet e BE-së. Kjo do të jetë gjë shumë e mirë për bizneset e verës dhe shampanjës në Shtetet e Bashkuara”. 

Presidenti Trump kritikoi edhe gazetën The Wall Street Journal, botimi kryesor në vend për tematikat e biznesit, që refuzoi të mbështesë planet e tij për tarifa. Në një editorial të kësaj gazete këtë javë thuhej se “shumica e amerikanëve e kuptojnë se tarifat janë një taksë ndaj konsumatorëve dhe bizneseve”. 

Presidenti amerikan tha se gazeta “nuk ia ka idenë se çfarë po bëjnë apo çfarë po thonë. Ata janë në pronësi të rrjedhës së ndotur të mendimit të Bashkimit Evropian”. Ai tha se “mendimi (i gazetës) është i vjetëruar dhe i dobët, dhe shumë i keq për Shtetet e Bashkuara”./VOA 



Ju sugjerojmë

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino: Trofeun e Kupës së Botës 2026 do e dorëzojë Trump
Sport

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino: Trofeun e Kupës së Botës 2026 do e dorëzojë Trump

23 Janar, 2026 2:12 pm
Spanja refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Bie në kundërshtim me OKB-në
Bota

Spanja refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Bie në kundërshtim me OKB-në

23 Janar, 2026 2:09 pm
Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm
Kronikë

Goditën policen brenda në komisariat, arrestohen dy vajza

23 Janar, 2026 2:07 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump zbulon sa naftë ka marrë nga Venezuela: Ata do të bëhen të pasur

23 Janar, 2026 1:53 pm
Protesta, Berisha: Populli opozitar do i bëjë gjyqin Ramës
Kryesore

Protesta, Berisha: Populli opozitar do i bëjë gjyqin Ramës

23 Janar, 2026 1:24 pm
Trump i “mbyll derën” Kanadasë në Bordin e Paqes
Bota

Trump i “mbyll derën” Kanadasë në Bordin e Paqes

23 Janar, 2026 11:38 am
Rusia, Ukraina dhe SHBA, bisedime trepalëshe në Abu Dhabi
Bota

Rusia, Ukraina dhe SHBA, bisedime trepalëshe në Abu Dhabi

23 Janar, 2026 10:51 am
Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
Kronikë

Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

23 Janar, 2026 10:49 am
Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira
Bota

Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira

23 Janar, 2026 9:52 am
Fotot/ Ivanka Trump ndan në rrjetet sociale pamjet nga vizita në Shqipëri
Aktualitet

Fotot/ Ivanka Trump ndan në rrjetet sociale pamjet nga vizita në Shqipëri

23 Janar, 2026 8:47 am
Para
Silvinjo: Katër mungesa prej dëmtimeve, Mitaj do i nënshtrohet operacionit 

Silvinjo: Katër mungesa prej dëmtimeve, Mitaj do i nënshtrohet operacionit 

Nga emrat e rinj te rikthimi i Brojës/ Sylvinho komenton listën: Ja pse nuk u thirrën Seferi e Mehmeti 

Nga emrat e rinj te rikthimi i Brojës/ Sylvinho komenton listën: Ja pse nuk u thirrën Seferi e Mehmeti 

I dehur përplasi disa makina në Vlorë, arrestohet shoferi 34-vjeçar  

I dehur përplasi disa makina në Vlorë, arrestohet shoferi 34-vjeçar  
















TE FUNDIT

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino: Trofeun e Kupës së Botës 2026 do e dorëzojë Trump

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino: Trofeun e Kupës së Botës 2026 do e dorëzojë Trump
23 Janar, 2026

Presidenti i FIFA-s (organizmi botëror i futbollit), Gianni Infantino, ka bërë një njoftim të rëndësishëm gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, duke konfirmuar...

Lexo më shumë

Spanja refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Bie në kundërshtim me OKB-në

Spanja refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Bie në kundërshtim me OKB-në
23 Janar, 2026

Spanja nuk do të marrë pjesë në iniciativën e Bordit të Paqes të nisur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump...

Lexo më shumë

Goditën policen brenda në komisariat, arrestohen dy vajza

Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm
23 Janar, 2026

Dy vajza kanë përfunduar në pranga pasi akuzohen se kanë goditur për shkak të detyrës një oficere policie. Në pranga...

Lexo më shumë

Trump zbulon sa naftë ka marrë nga Venezuela: Ata do të bëhen të pasur

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
23 Janar, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se nga marrja e naftës së Venezuelës do të përfitojë vendi i tij dhe ai...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com