Presidenti Donald Trump e ka paralajmëruar Hamasin se do të shkatërrohet nëse nuk i përmbahet kushteve të marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin.
Sipas mediave të huaja, kjo deklaratë vjen pasi Izraeli dhe Hamasi akuzuan njëri-tjetrin për shkelje të kushteve të marrëveshjes së armëpushimit në ditët e fundit.
Presidenti amerikan i bëri komentet vetëm gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke u shfaqur përkrah Anthony Albanese, kryeministrit australian.
Duke marrë anën e Izraelit, Trump thotë: “Kemi një situatë të vogël, relativisht, me Hamasin, e cila do të zgjidhet shumë shpejt, nëse ata nuk e rregullojnë vetë, sepse po shkelni marrëveshjen.”
Ai shton se “ne” do ta “zhdukim” Hamasin nëse grupi nuk “sillet mirë”.
Kur një gazetar e pyeti se kush do ta bënte këtë, Trump tha se trupat amerikane nuk do të përfshiheshin në terren dhe shtoi që kombe të tjera, përfshirë Izraelin, do të ndërmerrnin veprime ushtarake.
“Ata [Hamasi] duhet të jenë të mirë, dhe nëse nuk janë të mirë, do të zhduken”, tha Trump, përcjell A2 CNN.
Por Trump gjithashtu jep një notë optimizmi, duke shtuar: “Do t’i japim [marrëveshjes së armëpushimit] pak shans dhe shpresojmë se do të ketë pak më pak dhunë.”
Presidenti thotë më tej se sulmet bombarduese të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane në fillim të këtij viti hapën rrugën për marrëveshjen e armëpushimit.
“E hapi plotësisht Lindjen e Mesme”, përfundoi Trump.