Presidenti amerikan, Donald Turmp ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me përplasjet midis Iranit dhe Izralit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump ka njoftuar se SHBA tashmë ka në kontroll të plotë qiellin e Iranit.
“Irani kishte pajisje mbrojtëse gjurmuese të mira, dhe kishte shumë, por nuk krahasohen me gjërat e bëra, ideuar dhe prodhuara në Amerikë. Askush nuk i bën gjërat më mirë se sa SHBA”, tha Trump.
Shtetet e Bashkuara i kanë siguruar prej kohësh Izraelit pajisje dhe ndihmë ushtarake, por pozicioni zyrtar që prej nisjes së sulmit ndaj Iranit ka qenë që SHBA nuk ishte e përfshirë.