Bota

Trump: Kaos në Portland, pastrojeni ose do ta bëj unë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:16 - 31/08/20 |
Opi Nion

“Në Portland mbizotëron kaosi dhe kështu është prej vitesh. Nëse kryebashkiaku karagjoz nuk bën pastrim, do të shkojmë dhe do ta bëjmë ne”. Kështu është shprehur  Donald Trump në tuiter, ndërsa duket se mban një qëndrim të fortë ndaj qytetit që është përfshirë në protesta dhe ku një ditë më parë humbi jetën një aktivist.

Që pas vrasjes së George Floyd, protestat në Portland kanë vënë përballë mbështetësit e afro-amerikanëve dhe antiprotestuesit që mbështesin presidentin Trump.

Ky i fundit ka konfirmuar edhe vizitën e tij në Kenosha, qytetin e Wisconsin ku pak ditë më parë u plagos një tjetër afro-amerikan, Jacob Blake. Presidenti ka deklaruar se do të takojë forcat e rendit./Opinion.al

 

Pas