Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump justifikon shkarkimin e Yovanovitch: Refuzonte të vinte foton time

2019/11/22 at 5:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump justifikon shkarkimin e Yovanovitch: Refuzonte të vinte foton time

Presidenti Donald Trump deklaroi se ish-ambasadorja e SHBA në Ukrainë, Marie Yovanovitch, nuk pranoi të vinte foton e tij në ambasadën amerikane në Ukrainë.

Trump tha gjatë emisionit të mëngjesit të Fox News se ‘ish-ambasadorja Marie Yovanovitch “nuk donte të varte foton time në ambasadë” në Ukrainë. Megjithatë Presidenti i SHBA nuk dha detaje të mëtejshme rreth kësaj çështjeje.

Zonja Yovanovitch dëshmoi javën e kaluar se ajo u pushua nga puna për “akuza të rreme” nga njerëz me “qëllime të dyshimta”.

Ajo ishte një nga 12 dëshmitarët që dëshmoi gjatë dy javëve të fundit në hetimin që po zhvillohet në Dhomën e Ulët të Kongresit, i cili po shikon abuzimin e supozuar të pushtetit nga presidenti dhe që mund të sjellë shkarkimin e tij.

Në një lidhje telefonike me ‘Fox and Friends’, Trump iu referua zonjës Yovanovitch si “ajo gruaja” dhe tha se ai kishte dëgjuar “gjëra të këqija për të”.

“Kjo ambasadore, për të cilën të gjithë thonë se ishte aq e mrekullueshme,” tha zoti Trump, “nuk donte të varte fotografinë time në ambasadë.”

Ai shtoi se avokati i tij personal, Rudy Giuliani, “nuk i kishte thënë gjëra të mira” për të.

Giuliani ka dalë në mënyrë të përsëritur në seancat e hetimit për shkarkimin e presidentit pasi dëshmitarët thonë se ai ndiqte një kanal të jo zyrtar në marrëdhëniet SHBA-Ukrainë.

“Ajo tha gjëra të këqija rreth meje, ajo nuk donte të më mbronte dhe unë kam të drejtë të ndryshoj ambasadorin,” shtoi Trump.

Kjo nuk ishte hera e parë që presidenti sulmon zonjën Yovanovitch.

Presidenti kaloi një pjesë të konsiderueshme të intervistës televizive të së premtes duke diskutuar për një teori konspirative se ishte Ukraina – jo Rusia – që ishte përzier në zgjedhjet presidenciale në SHBA 2016.

Këto pretendime janë quajtur “një histori fiktive” nga dëshmitarja Fiona Hill , ish-zyrtare e inteligjencës së Shtëpisë së Bardhë dhe eksperte e Rusisë.

Në intervistën e tij, Trump mbrojti gjithashtu vendimin e tij për dërgimin e avokatit të tij Rudy Giuliani në Ukrainë. Ai tha se ish kryetari i bashkisë së New York City “është një luftëtar i madh krimit” dhe “figurë legjendare”.

“Kur keni të bëni me një vend të korruptuar, Rudy Giuliani ka kredenciale për shkak të reputacionit të tij,” tha presidenti. /Opinion.al

Etiketa: impeachmentMarie Yovanovitchtrump

Ju sugjerojmë

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar
Bota

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar

8 Tetor, 2025 9:36 am
Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
Aktualitet

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

8 Tetor, 2025 8:49 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Kthjellime dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

8 Tetor, 2025 8:47 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 8 tetor 2025

8 Tetor, 2025 8:28 am
Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit
Politikë

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit

7 Tetor, 2025 11:18 pm
Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn
-U tha në Opinion

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:27 pm
Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn
-U tha në Opinion

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:23 pm
Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza
Bota

Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza

7 Tetor, 2025 10:02 pm
Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola
Sport

Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola

7 Tetor, 2025 8:32 pm
9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet
Kryesore

9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet

7 Tetor, 2025 8:32 pm
Para
Rita Ora tregon sëmundjen nga e cila ende nuk është shëruar

Rita Ora tregon sëmundjen nga e cila ende nuk është shëruar

Luan Rama: Plotësisht dakord me Departamentin Amerikan të Shtetit

Luan Rama: Plotësisht dakord me Departamentin Amerikan të Shtetit

Makina përplas për vdekje kalimtarin

Makina përplas për vdekje kalimtarin

TE FUNDIT

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar
8 Tetor, 2025

Teksa Kazakistani po vazhdon me planet ambicioze për të ndërtuar një rrjet modern të vëzhgimit dhe për të përmirësuar infrastrukturën...

Lexo më shumë

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
8 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka postuar një mesazh ndërgjegjësues në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit...

Lexo më shumë

Kthjellime dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
8 Tetor, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime...

Lexo më shumë

Horoskopi, 8 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
8 Tetor, 2025

DASHI Kjo periudhë premton të jetë plot energji dhe iniciativë. Marsi, planeti juaj udhërrëfyes, ju jep forcë dhe vendosmëri, por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com