Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump: Javën e ardhshme mund të zhvillohet takimi me Zelenskyn

2025/02/07 at 9:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump: Javën e ardhshme mund të zhvillohet takimi me Zelenskyn

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se ka gjasa të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, javën e ardhshme.

Shtetet e Bashkuara janë duke bërë përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe Zelensky ka thënë se është e rëndësishme që ata të takohen, para se Trumpi ta takojë presidentin rus, Vladimir Putin.

“Mbase do të takohem me presidentin Zelensky javën e ardhshme”, tha Trump të premten.

Ai theksoi se vendtakimi “mund të jetë Uashingtoni”, duke shtuar se “unë nuk do të shkoj [në Kiev]”.

Trump është zotuar vazhdimisht se do t’i japë fund shpejt luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila këtë muaj hyn në vitin e katërt prej kur Putini e nisi pushtimin e plotë më 24 shkurt 2022. Takimi do të ishte i pari mes tyre që nga fillimi i mandatit të ri të Trumpit më 20 janar.

Trump i bëri këto komente një javë para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih, e cila do të mbahet nga 14 deri më 16 shkurt, ku lufta më e madhe në Evropë që nga viti 1945 pritet të jetë një nga temat kryesore të diskutimit.

Zelensky pritet të marrë pjesë në këtë konferencë vjetore, ashtu si edhe i dërguari i posaçëm i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, i cili këtë javë mohoi raportimet se Shtetet e Bashkuara do ta zbulonin një plan paqeje për Ukrainën në këtë takim.

Trump dhe anëtarët e administratës së tij kanë dhënë pak hollësi rreth ndonjë propozimi specifik për përfundimin e luftës, por Kellogg ka thënë së fundmi se të dyja palët do të duhet të “bëjnë disa lëshime”.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters të premten, Zelensky tha se është “shumë e rëndësishme” që ai dhe Trump të takohen para se Trump të takohet me Putinin, duke theksuar se “përndryshe, do të dukej si një dialog për Ukrainën pa Ukrainën”.

“Është ende e rëndësishme që partnerët të diskutojnë çështjet e tyre më parë dhe pastaj të kenë një bisedë me armikun”, tha Zelensky për Reuters.

Nuk pa pasur njoftime deri tani rreth planeve konkrete për një takim mes Trumpit dhe Putinit.

Zelensky përsëriti thirrjen e tij për garanci të forta të sigurisë nga Perëndimi për Ukrainën si pjesë e çfarëdo armëpushimi apo marrëveshjeje paqeje dhe tha se është thelbësore që Perëndimi ta përcaktojë një strategji të gjerë, para se të zhvillohen bisedime me Moskën, raportoi Reuters.

Ai shtoi se ekipi i tij ka pasur kontakte të rregullta me Kellogg dhe me këshilltarin për sigurinë kombëtare të Trumpit, Michael Waltz./rel

Ju sugjerojmë

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

15 Janar, 2026 10:55 pm
Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
-U tha në Opinion

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

15 Janar, 2026 10:12 pm
Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
-U tha në Opinion

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

15 Janar, 2026 9:54 pm
“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
-U tha në Opinion

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

15 Janar, 2026 9:38 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

NYT: Netanyahu i kërkoi Trumpit të shtyjë planet për të sulmuar Iranin

15 Janar, 2026 9:10 pm
Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit
Bota

Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit

15 Janar, 2026 8:01 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Kushtetuesja: Arresti i shtëpisë për Berishën, i tejzgjatur

15 Janar, 2026 7:31 pm
Rregulli i ri për taksat e makinave
Aktualitet

Rregulli i ri për taksat e makinave

15 Janar, 2026 6:36 pm
Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës

15 Janar, 2026 6:02 pm
Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor
Te Fundit

Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor

15 Janar, 2026 5:57 pm
Para
“Të kam thënë 30 herë!”/ Në spital me Parkinson, firma s’i bën raportin

“Të kam thënë 30 herë!”/ Në spital me Parkinson, firma s’i bën raportin

Rama thotë se “Italia kërkon, Shqipëria ndihmon”. Po a rrezikon të dështojë plani për emigrantët?

Rama thotë se “Italia kërkon, Shqipëria ndihmon”. Po a rrezikon të dështojë plani për emigrantët?

Mbajtja e imigrantëve në Guantanamo dhe pikëpyetjet ligjore të këtij vendimi

Mbajtja e imigrantëve në Guantanamo dhe pikëpyetjet ligjore të këtij vendimi

TE FUNDIT

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
15 Janar, 2026

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” për raportet e SHBA me SPAK në vendin tonë. Hoxha u shpreh...

Lexo më shumë

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
15 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion”, eksperti i sigurisë Albatros Rexhaj ka folur në lidhje me ndikimin e politikës amerikane në vendin tonë...

Lexo më shumë

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
15 Janar, 2026

Avokatja dhe ekspertja e emigracionit Olsa Alikaj Cano, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vendimin e Departamentit të...

Lexo më shumë

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
15 Janar, 2026

Këtë 15 janar bëhen 27 vjet nga dita kur trupat paramilitare serbe së bashku me forcat speciale serbe kryen një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com