Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Trump i ka kërkuar Kinës ta ndihmojë të rifitojë zgjedhjet në vitin 2020”

2020/06/18 at 10:26 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump publikon letrën ku protestuesit paqësorë cilësohen terroristë

John Bolton në librin e tij ka akuzuar Trumpin për sjellje jo të hijshme, që përfshinin në mënyrë eksplicite ndihmën e presidentit Kinez Xi Jinping për të rifituar zgjedhjet.


“Trump, në mënyrë mahnitëse, e ktheu bisedën në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA, duke aluduar aftësinë ekonomike të Kinës dhe duke i’u lutur Xi ta ndihmonte të fitonte,”- shkruan Bolton, në portretizimin më të dëmshëm deri më sot dhe vetëm disa ditë pasi ish sekretari i mbrojtjes Jim Mattis akuzoi presidentin se po përpiqej të përçajë Amerikën.

Biden tha në një deklaratë: ‘Nëse këto fjalë janë të vërteta, nuk janë vetëm të pamoralshme, por janë shkelje e detyrës së shenjtë të Trumpit ndaj popullit amerikan’.

Përfaqësuesi i Tregtisë së Sh.B.A. Robert Lighthizer tha në dëshminë e Senatit që fjalët e Bolton ishin ‘absolutisht të pavërteta’.

Qeveria e Sh.B.A ka paditur Boltonin në mënyrë që ta bllokojë atë nga botimi i librit, duke përmendur rreziqe për sigurinë kombëtare, dhe po kërkon një seancë gjyqësore të premten. Botuesit Simon & Schuster kanë hedhur poshtë akuzat dhe thanë se ‘qindra mijëra kopje’ të librit janë shpërndarë tashmë.

Megjithëse administrata e Trump ka qenë kritike ndaj burgosjes masive të pakicës myslimane Ujgure dhe grupeve të tjera myslimane, Trump i dha Xi një dritë jeshile në qershor të 2019 në Osaka, Japoni, tha Bolton.

‘Sipas interpretuesit tonë, Trump tha që Xi duhet të shkojë përpara me ndërtimin e kampeve, për të cilat Trump mendoi se ishte saktësisht gjëja e duhur për të bërë,’ shkruante Bolton, duke shtuar se një tjetër zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump ka bërë komente të ngjashme gjatë udhëtimit të tij në nëntor 2017 në Kinë.

Bolton përmendi një sërë bisedimesh, në të cilat Trump demonstroi ‘sjellje tërësisht të papranueshme që shkatërruan vetë legjitimitetin e presidencës’.

Në fragmentet e botuara në Washington Post, Bolton shkruan se Trump tha se pushtimi i Venezuelës do të ishte ‘fantastik’ dhe se ishte ‘me të vërtetë pjesë e Shteteve të Bashkuara’. Qeveria e Sh.B.A ka thënë publikisht se nuk favorizon përdorimin e forcës për të rrëzuar presidentin socialist të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Libri i Bolton ka ekspozuar edhe pamjen, ndonjëherë, të zbehtë që këshilltarët e Trump kanë për të. Gjatë një takimi në vitin 2018 me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, Bolton thotë se ai mori një shënim nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, që tallte Trumpin.

‘Ai është i neveritshëm,’ – tha shënimi i Pompeos, sipas një fragmenti të Bolton në Washington Post. Edhe pse Trump është publikisht kritik ndaj gazetarëve, libri i Bolton citon presidentin e Sh.B.A.-së në disa nga fjalimet e tij më alarmante deri më sot.

Në një takim veror të vitit 2019 në New Jersey, Trump tha që gazetarët duhet të burgosen, kështu që ata të zbulojnë burimet e tyre: ‘Këta njerëz duhet të ekzekutohen.’ – thuhet në një fragment tjetër në Post./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital
Aktualitet

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026 2:56 pm
Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova
Kronikë

Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

8 Shkurt, 2026 2:22 pm
“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë
Kryesore

“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë

8 Shkurt, 2026 1:57 pm
Para
PD-përfaqësive diplomatike: Rama nuk mund të organizojë zgjedhje të lira

"Zgjedhorja/ Opozita propozim të ri për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ

Studimi, kur do të largohet koronavirusi nga Shqipëria

Ndërron jetë një tjetër person nga COVID-19, regjistrohen 66 raste të reja

Kapet një person për ekzekutimin e Billës, lidhja me vrasjen në Angli

Kapet një person për ekzekutimin e Billës, lidhja me vrasjen në Angli
















TE FUNDIT

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
8 Shkurt, 2026

11 persona plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në distriktin Korabelnyi të Khersonit, njoftoi administrata ushtarake rajonale e qytetit në...

Lexo më shumë

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
8 Shkurt, 2026

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e Avokatit Kujtim Cakrani, duke zbardhur të...

Lexo më shumë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
8 Shkurt, 2026

Avokati Kujtim Cakrani ka treguar për mediat momentet kur sipas tij u dhunua nga dy të rinj, pranë një pike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com