Pas debateve për Groenlandën, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka ngjallur debate të reja në arenën politike amerikane.
Trump është shprehur se hebrenjtë amerikane që votojnë për Partinë Demokratike, ose janë të paditur ose të pabesë.
Deklarata e presidentit amerikan iu referuan ligjvënëseve demokrate Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib, të cilat i akuzon për antisemitizëm.
“Ku ka shkuar Partia Demokratike? Ku po shkojnë, duke mbrojtur këto dy persona përballë shtetit të Izraelit. Mendoj se çdo shtetas hebre që voton për një demokrat, tregon se ka mungesë totale informacioni ose është totalisht pabesë”, deklaroi presidenti amerikan.
Por, kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga demokratët dhe një pjesë të hebrenjëve, pasi janë ndier të fyer./ Opinion.al E.Xh.