Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump firmos pagesa deri në 400 dollarë për të prekurit nga pandemia

2020/08/09 at 8:27 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Koronavirusi, Trump akuza OBSH: Është kukulla e Kinës

Presidenti Trump, urdhër ekzekutiv për të prekurit nga pandemia

Presidenti Donald Trump ndërmori të shtunën hapa për të shtyrë pagimin e taksave për miliona amerikanë dhe për të zgjatur në kohë programin tashmë të skaduar të përfitimeve për papunësinë, pas dështimit të negociatave me Kongresin.

Në klubin e tij privat të golfit në Bedminster të Nju Xhersit, Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv dhe tre memorandume që synojnë të ndihmojnë miliona amerikanë të cilët kanë humbur punën për shkak të pandemisë.

Urdhri i ri ekzekutiv parashikon pagesa deri në 400 dollarë në javë, nga 600 që ishte më parë.

Kongresi lejoi që programi i pagesave prej 600 dollarësh në javë të skadonte më 1 gusht dhe negociatat për zgjatjen e këtij afati kanë përfunduar në polemika partiake mes Shtëpisë së Bardhë dhe demokratëve.

Gati dy javë bisedime midis zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë dhe demokratëve të Kongresit përfunduan të premten pa marrëveshje. Palët janë ende larg njëra-tjetrës lidhur me hapat e ardhshëm për të trajtuar pandeminë që ka marrë shumë jetë njerëzish dhe i ka kushtuar rëndë ekonomisë amerikane.

Deri tani, më shumë se 160,000 amerikanë kanë humbur jetën nga virusi dhe dhjetëra milionë kanë mbetur pa punë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer kanë ofruar të ulin paketën e propozuar të ndihmës prej 3.4 trilion dollarësh, të cilën Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi në muajin maj, por që Senati nuk e përfilli. Demokratët kërkojnë si shkëmbim që republikanët të bien dakord për ta dyfishuar shumën prej 1 trilion dollarësh të propozuar prej tyre.

Negociatorët e Shtëpisë së Bardhë, Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin dhe Shefi i Stafit Mark Meadoës e kundërshtuan ofertën e demokratëve.

Sipas njoftimeve, ligjvënësit nuk kanë planifikuar takime të mëtejshme.

Për miliona amerikanë kompensimi javor prej 600 dollarësh për papunësinë që kishin marrë që nga fillimi i pandemisë në mars, u ndërpre. Agjencitë e shërbimeve sociale kanë paralajmëruar se mungesa e pagesave të papunësisë mund të shkaktojë pasiguri ushqimore dhe përzënien nga shtëpitë për miliona amerikanë./VOA

Ju sugjerojmë

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
Rajoni

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi

3 Korrik, 2025 3:23 pm
Turizmi “motori”, Malaj: 305 mld lekë të ardhura vetëm për Janar-Maj 2025
Aktualitet

Turizmi “motori”, Malaj: 305 mld lekë të ardhura vetëm për Janar-Maj 2025

3 Korrik, 2025 3:11 pm
SHBA/ Sulm me armë zjarri në Çikago, katër të vrarë dhe 14 të plagosur
Bota

SHBA/ Sulm me armë zjarri në Çikago, katër të vrarë dhe 14 të plagosur

3 Korrik, 2025 3:03 pm
Për herë të fundit në Kuvend,Dashnor Sula:Krenar që s’po dal si hipokrit dhe lëpirës
Aktualitet

Për herë të fundit në Kuvend,Dashnor Sula:Krenar që s’po dal si hipokrit dhe lëpirës

3 Korrik, 2025 2:48 pm
“E kthyen Zegjinenë”/ Berisha: Për narkoregjimin, mandatet janë letra pa vlerë..
Aktualitet

“E kthyen Zegjinenë”/ Berisha: Për narkoregjimin, mandatet janë letra pa vlerë..

3 Korrik, 2025 2:34 pm
Rama kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve në bashkinë Vlorë
Aktualitet

Rama kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve në bashkinë Vlorë

3 Korrik, 2025 2:14 pm
“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën
Aktualitet

Berisha: Njohëm me prova e fakte asamblenë e OSBE dhe EPP për farsën e 11 majit

3 Korrik, 2025 2:09 pm
Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron 4 mln Euro në Itali.Zbulohet skema e..
Aktualitet

Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron 4 mln Euro në Itali.Zbulohet skema e..

3 Korrik, 2025 1:54 pm
Gjermania synon marrëveshje me talebanët për dëbimin e emigrantëve
Bota

Gjermania synon marrëveshje me talebanët për dëbimin e emigrantëve

3 Korrik, 2025 1:49 pm
Policia serbe largon bllokadat pas një nate të tensionuar në Beograd dhe në Novi Sad
Rajoni

Policia serbe largon bllokadat pas një nate të tensionuar në Beograd dhe në Novi Sad

3 Korrik, 2025 1:44 pm
Para
Gazetarja:Dritan Dajti rrezikon të kthehet në shtëpi vjeshtën e ardhshme  

Gazetarja:Dritan Dajti rrezikon të kthehet në shtëpi vjeshtën e ardhshme  

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Vrasje me plumb në kokë/ 27-vjeçari me precedent, gjendet 1 mjet i djegur

COVID/ 139 persona të infektuar, 6 viktima

Pas nevojës për gjak, Covid i merr jetën skulptorit dhe pedagogut Bajo

TE FUNDIT

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik, 2025

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë (MVEP) u ka rekomanduar shtetasve të saj që t'i shtyjnë të...

Lexo më shumë

Turizmi “motori”, Malaj: 305 mld lekë të ardhura vetëm për Janar-Maj 2025

Turizmi “motori”, Malaj: 305 mld lekë të ardhura vetëm për Janar-Maj 2025
3 Korrik, 2025

Ministri i Financave, Petrit Malaj, foli me shifra sot në Kuvend sa i takon situatës ekonomike të vendit tonë në...

Lexo më shumë

SHBA/ Sulm me armë zjarri në Çikago, katër të vrarë dhe 14 të plagosur

SHBA/ Sulm me armë zjarri në Çikago, katër të vrarë dhe 14 të plagosur
3 Korrik, 2025

Të shtëna me armë zjarri jashtë një klubi nate në Çikago ku të paktën 4 persona humbën jetë dhe 14...

Lexo më shumë

Për herë të fundit në Kuvend,Dashnor Sula:Krenar që s’po dal si hipokrit dhe lëpirës

Për herë të fundit në Kuvend,Dashnor Sula:Krenar që s’po dal si hipokrit dhe lëpirës
3 Korrik, 2025

Deputeti i PD Dashnor Sula ka mbajtur sot fjalimin e tij të fundit në Kuvend gjatë seancës plenare. Ai nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com