Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump edhe në një mandat të tretë? Çfarë thonë ligjet në SHBA

2025/04/01 at 6:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
SHBA/ Zgjedhjet për kandidatin republikan në Iowa, Trump kryeson në sondazhe

Donald Trump thotë se nuk po bën shaka rreth kërkesës së tij për të shërbyer një mandat të tretë si President i SHBA-së.


Kushtetuta amerikane thotë se “asnjë person… nuk mund të zgjidhet më shumë se dy herë”, por disa prej mbështetësve të Trump kanë hedhur idenë se ka disa mënyra për ta realizuar këtë.

Pse Trump flet për një mandat të tretë?

Trump u pyet në një intervistë me NBC-në rreth mundësisë për të kërkuar një mandat të tretë dhe tha “se ka metoda për ta bërë këtë”.

“Nuk po bëj shaka… shumë njerëz duan që ta bëj këtë. Por, u them se ka një rrugë të gjatë për këtë, kuptohet, është shumë herët për administratën”, tha ai.

Trump, i cili mbush 82 vjeç deri në fund të mandatit të dytë, u pyet nëse do ta donte të shërbente në “punën më të vështirë në vend”.

“Epo, më pëlqen të punoj”, tha ai.

Këto nuk ishin komentet e tij të para rreth kësaj çështje. Në Janar, ai u tha mbështetësve se do ta kishte nderin e jetës nëse do të shërbente jo vetëm një herë, “por edhe dy, tre ose katër herë”. Sidoqoftë më pas tha se ishte shaka për mediat “fake neës”.

Çfarë thotë Kushtetuta e SHBA-së?

Kushtetuta e Amerikës e hedh poshtë mundësinë që dikush të mbajë një mandat të tretë.

“Asnjë person nuk mund të zgjidhet në detyrën e presidentit më shumë se dy herë, dhe asnjë person që ka mbajtur postin e presidentit, apo ka ushtruar detyrën e presidentit për më shumë se dy vjet të mandatit në të cilin një person tjetër është zgjedhur president, nuk do të zgjidhet në detyrën e presidentit më shumë se një herë”, thuhet në amendamentin e 22.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon miratimin e dy të tretës në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve si dhe aprovimin e tre të katërtave në nivelin e qeverisjeve shtetërore.

Partia Republikane e Trump kontrollon të dyja dhomat në Kongres, por nuk ka shumicën e nevojshme. Njëkohësisht, Partia Demokrate kontrollon 18 nga 50 legjislaturat shtetërore.

Si mund të bëhet Trump president për një mandat të tretë?

Mbështetësit e tij thonë se ka një shteg në Kushtetutë, por që nuk ka precedentë të mëparshëm. Ata argumentojnë se Amendamenti i 22 ndalon në mënyrë eksplicite dikë që të “zgjidhet” më shumë se dy mandate presidenciale dhe nuk thotë asgjë për “trashëgiminë”.

Sipas kësaj teorie, Trump mund të jetë zv/presidenti i një kandidati tjetër, ndoshta i zv/presidentit aktual JD Vance në zgjedhjet e 2028-ës. Nëse fitojnë, kandidati do të betohet në Shtëpinë e Bardhë dhe menjëherë do të japë dorëheqjen. Kjo do t’i jepte mundësinë Donald Trump që të “trashëgonte” detyrën.

Steve Bannon, ish-këshilltar i Trump, beson se presidenti aktual do të garojë dhe do të fitojë sërish duke theksuar se ka disa alternativa për ta përcaktuar si.

Andy Ogles, një Republikan nga Tennessee në Dhomën e Përfaqësuesve dërgoi një rezolutë në Janar duke kërkuar një amendament kushtetues që lejon një president të shërbejë deri në tre mandate, për sa kohë që nuk janë të njëpasnjëshme. Kjo do të thotë se vetëm Trump mes presidentëve që janë gjallë janë të pranueshëm sipas rregullit. Kjo pasi Barack Obama, Bill Clinton dhe George Ë Bush shërbyen në mandate të njëpasnjëshme, ndërsa Trump fitoi në 2016-ën, humbi në 2020-ën dhe fitoi sërish në 2024-ën.

Sidoqoftë pengesat e mëdha për amendamentet e kushtetuese e bëjnë propozimin e Ogles një ëndërr, pavarësisht se shumë njerëz folën për të.

Kush e kundërshton një mandat të tretë të Trump?

Demokratët kanë kundërshtime të thella.

“Është një tjetër përshkallëzim në përpjekjen e tij të qartë për të marrë qeverinë dhe për të çmontuar demokracinë tonë”, tha Daniel Goldman, një përfaqësues i Nju Jorkut, i cili shërbeu si këshilltar kryesor për kërkesën e parë për shkarkimin e Trump.

Edhe nga brenda partisë së Trump mendojnë se kjo është ide e keqe. Senatori Markwayne Mullin tha në Shkurt se nuk do ta mbështesë një tentativë për të vendosur sërish Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë nuk do ndryshoj Kushtetutën, pikë së pari, vetëm nëse populli amerikan zgjedh ta bëjë këtë”, tha Mullin për NBC.

Çfarë thonë ekspertët?

Derek Muller, një profesor në Universitetin e Notre Dame për ligjin zgjedhor, tha se amendamenti i 12 i Kushtetutës thotë se “asnjë person i papërshtatshëm kushtetutshmërisht për postin e presidentit nuk do të ketë të drejtë për atë të zv/presidentit të SHBA-së”.

Kjo do të thotë sipas tij, se shërbimi për dy mandate skualifikon çdo njeri që të kandidojë si zv/president.

“Nuk besoj se ka ndonjë “hile të çuditshme” për kufizimet e mandatit presidencial”, tha ai.

Profesori Jeremy Paul, po ashtu thotë se nuk ka asnjë “argument ligjor të besueshëm” për një mandat të tretë.

Kush ka shërbyer më shumë se dy mandate?

Franklin Delano Roosevelt u zgjodh katër herë. Ai vdiq tre muaj pasi kishte marrë mandatin e katërt, në Prill të vitit 1945. Depresoni i Madh dhe Lufta e Dytë Botërore ishin ngjarje të mëdha gjatë detyrës së tij dhe shpesh cilësohen si arsye për presidencën e tij të zgjatur.

Deri në atë kohë, kufiri me dy mandate për presidentët amerikanë nuk ishte shkruar në ligj, por ishte zakon i ndjekur që kur George Washington refuzoi një mandat të tretë në vitin 1796. Presidenca e zgjatur e Roosevelt çoi në kthimin në ligj të traditës nëpërmjet amendamentit të 22 në vitin 1951.

Shkrim nga BBC

Përshtati në shqip, Tvklan.al



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit, 24 Maj 2025

24 Maj, 2025 8:30 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 24 maj 2025

24 Maj, 2025 8:18 am
Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
Aktualitet

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

23 Maj, 2025 11:00 pm
Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
Aktualitet

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

23 Maj, 2025 10:47 pm
Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
Bota

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

23 Maj, 2025 9:53 pm
“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
Aktualitet

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

23 Maj, 2025 9:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar “Ura”, GJKKO lë në burg 11 të arrestuarit

23 Maj, 2025 9:26 pm
Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria
Aktualitet

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria

23 Maj, 2025 9:17 pm
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve
Aktualitet

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

23 Maj, 2025 9:10 pm
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
Para
Kosovë, kush ka ‘vija të kuqe’ për Qeverinë e re?

Kosovë, kush ka 'vija të kuqe' për Qeverinë e re?

Myrto Uzuni në ekipin e javës në MLS përkrah Lionel Messit

Myrto Uzuni në ekipin e javës në MLS përkrah Lionel Messit

NATO përforcon praninë në Kosovë

NATO përforcon praninë në Kosovë
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, 24 Maj 2025

Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
24 Maj, 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e alternime...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 24 maj 2025

Horoskopi, 27 korrik 2023
24 Maj, 2025

Dashi Një udhëtim mund të jetë gjithçka që ju duhet për të freskuar mendjen. Kjo do t’ju rinovojë nivelin tuaj...

Lexo më shumë

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
23 Maj, 2025

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD)-ASHM) i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi certifikoi sot rezultatet...

Lexo më shumë

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
23 Maj, 2025

GJKKO ka publikuar vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”. Gjyqtarja Rudina Palloj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com