Në ditën e gjatë të konfliktit, Izraeli dhe Irani po shkëmbejnë me njëri tjetrin sulme me raketa. Nga ana tjetër, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei lëshoi një paralajmërim në mediat sociale duke thënë se: “Beteja fillon”.
Khamenei reagoi disa orë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump e quajti udhëheqësin suprem një “shënjestër të lehtë” dhe tha se “durimi i Amerikës po mbaron”. Gjithashtu Trump kërkoi “dorëzimin pa kushte” të Iranit.
Presidenti i SHBA po bëhet gjithnjë e më i hapur ndaj përdorimit të aseteve ushtarake amerikane për të goditur objektet bërthamore iraniane dhe po heziton ndaj idesë së një zgjidhjeje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në rritje të Izraelit me Iranin, thanë dy zyrtarë për CNN.