Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Trump duhet të ushtrojë presion mbi Putin”, Kallas: Nuk kam frikë nga kërcënimet ruse

2025/04/16 at 9:59 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Trump duhet të ushtrojë presion mbi Putin”, Kallas: Nuk kam frikë nga kërcënimet ruse

Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka dhënë një intervistë për La Repubblica, ku flet për kërcënimet ruse, deklaratat e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë sa më shpejt, bombardimet ruse pavarësisht bisedimeve për negociata, luftën tregtare por edhe situatën në Gaza.


Në intervistën për Claudio Tito, Kallas e cilëson Putin një diktator, ndërsa shton se nuk ka frikë nga kërcënimet ruse. Duke u ndalur te komentet e Trump që e drejton gishtin te Joe Biden dhe Zelensky për luftën në Ukrainë, Kallas tha se është Rusia ajo që ka sulmuar hapur integritetin territorial të Ukrainës, dhe po vret civilë çdo ditë edhe më shumë.

Pyetjes se nëse Trump mund t’i japë fund luftës shpejt, kryediplomatja evropiane iu përgjigj duke thënë se duhet të ushtrojë më shumë presion ndaj Rusisë, jo ndaj Ukrainës, siç ka vepruar deri më tani.

Intervista e plotë: 

Presidenti i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin, mendon se ju duhet të largoheni nga detyra dhe të gjykoheni nga një gjykatë e Kombeve të Bashkuara.

“Është nder për të ta thotë këtë”.

Keni frikë nga këto fjalë?

“Pse? Ky është mënyra se si veprojnë rusët: kërcënojnë dhe frikësojnë. Duan që të kemi frikë nga kërcënimet e tyre. Përgjigjja është të mos kemi”.

A është kjo prova që Rusia nuk është një vend demokratik?

“Është e qartë. Prej kohësh nuk ka më zgjedhje demokratike, të lira dhe të ndershme. Herën e fundit ishte me Jelcinin”.

Dhe pra Putini nuk është një udhëheqës demokratik?

“Sigurisht. Është një diktator i vërtetë. Dhe diktatorët funksionojnë kështu. Heqin qafe të gjithë kundërshtarët. Mjafton të mendosh si e vranë Navalnyn. Metoda është ajo e eliminimit të alternativave dhe kënaqja e bashkëpunëtorëve përreth tij, strukturave të pushtetit, si ushtria dhe policia. Dhe kështu qëndrohet në pushtet”.

Të hënën, megjithatë, presidenti Trump tha se Zelensky dhe Joe Biden, më shumë se Putini, kanë faj për luftën në Ukrainë. Jeni dakord?

“Në atë luftë ka një agresor dhe një viktimë. Rusia ka sulmuar hapur një tjetër vend, integritetin e tij territorial, sovranitetin e tij. Rusia po vret civilë në territorin e Ukrainës. Ukraina nuk ka bërë asgjë për të provokuar këtë luftë”.

Pra nuk është e vërtetë?

“Duhet të jemi shumë të qartë. Është shumë e rrallë në botë që konfliktet të jenë kaq bardhë apo zi. Ja, lufta në Ukrainë është bardhë apo zi. Ka një agresor dhe një viktimë”.

Pra Donald Trump gabon?

“Nuk e di pse e thotë. Sot gjithçka është e dokumentuar. Rusia e ka nisur këtë luftë më 24 shkurt 2022, një luftë në shkallë të gjerë. Në vitin 2014 ata aneksuan Krimenë. Por mund t’ju jap një listë vendesh që Rusia ka sulmuar dhe askush nuk ka sulmuar ndonjëherë Rusinë. Nga veriu në jug: Finlanda, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Gjeorgjia, Ukraina, Çeçenia, Siria, Afganistani. Lista është e gjatë”.

Të dielën e kaluar aviacioni rus bombardoi qytetin Sumy. Rezultati ishte dramatik. A është kjo një dëshmi tjetër që Putini nuk do paqe dhe as një armëpushim?

“Për fat të keq po. Duhet të jenë dy persona që të duan paqen. Mjafton një për të dashur luftën. Tridhjetë e katër ditë më parë, Ukraina pranoi një armëpushim të pakushtëzuar. Për tridhjetë e katër ditë Rusia ka bombarduar duke goditur civilët. Fëmijë, njerëz që shkonin në kishë. Tregon qartë që do vetëm dorëzimin e pakushtëzuar të Ukrainës”.

Trump ka qenë shumë optimist kur pretendonte se do ta mbyllte luftën për një ditë?

“Besoj se ai mund ta përfundojë me të vërtetë këtë luftë në një kohë shumë të shkurtër duke ushtruar presion mbi Rusinë. Presioni përkundrazi është mbi Ukrainën”.

Pra presidenti Trump është shumë mik me Putinin?

“Po them që ende nuk është parë një presion i fortë mbi Rusinë. E kuptoj që në fillim të gjithë duhet të ruajnë fytyrën, por Rusia mund të kishte treguar pak vullnet të mirë duke kthyer, për shembull, mijëra fëmijët e deportuar ose duke liruar të burgosurit e luftës apo ndonjë gjë tjetër. Dhe megjithatë, asgjë”.

Evropa duhet ende ta ndihmojë Ukrainën?

“Sigurisht. Ukrainasit po mbrohen. Nuk mund ta bëjnë këtë pa municion. Duhet t’i ndihmojmë edhe me sanksione ndaj Rusisë”.

Që megjithatë Hungaria nuk i do.

“Deri tani kemi qenë të bashkuar. Na duhet që të gjithë të jenë në bord”.

Por do të mund ta bindni Orban-in?

“Është e vështirë, por varet edhe nga ajo që bëjnë amerikanët”.

Shumë parti sovraniste të ekstremit të djathtë në Europë duken shumë mike me Kremlinin. Ju shqetëson kjo?

“Duhet të jemi shumë vigjilentë ndaj narrativave ruse që po fitojnë terren në Europë. Në demokraci, në fund njerëzit votojnë. Por vota e tyre është shumë e lidhur me atë që dëgjojnë nga mediat dhe me atë në të cilën besojnë. Kjo është vërtet një luftë për të vërtetën”.

Sa i përket mbrojtjes. A është “RearmEu” i mjaftueshëm apo është vetëm hapi i parë?

“Bëhet fjalë për një sasi të madhe financimesh dhe shumë para. Gjithmonë mund të bëhet më shumë”.

A është e mundur të financohet mbrojtja me borxh të përbashkët?

“E kam propozuar këtë disa kohë më parë. Për Covid-in e bëmë. Pastaj ka rregulla fiskale. E dimë që disa vende nuk janë dakord”.

Ka ndjeshmëri të ndryshme. Një gjë janë vendet baltike që ndiejnë frymëmarrjen e Rusisë në qafë dhe një gjë tjetër janë vendet më perëndimore.

“Nëse sheh hartën, mund të shohësh që Europa është një kontinent shumë i vogël edhe pse me vende të ndryshme kulturalisht. Pra çdo gjë që vjen nga Rusia prek të gjithë. Në Europë kemi rënë dakord t’i bëjmë gjërat së bashku. Po e bëjmë këtë edhe për flukset migratore që nuk ndihen aq fort në veri sa ndoshta ndihen në jug”.

Por a do t’i quanit ende SHBA-të një aleat ushtarak?

“Amerika ka konfirmuar se është pjesë e NATO-s. Pra po, është një aleat i mirë”.

A po dobësojnë marrëdhëniet tregtare konfliktuale lidhjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian?

“Nuk ka fitues në një luftë tregtare. Ai që përfiton është Kina”.

Megjithatë duket se ky konflikt për tarifat mund të ketë pasoja edhe për mbrojtjen.

“Presidenti Trump prej shumë kohësh ka thënë që europianët duhet të bëjnë më shumë për mbrojtjen e tyre. Të gjithë duhet të bëjmë më shumë”.

A është 3% e PBB-së e mjaftueshme?

“Sigurisht që duhet të shpenzojmë më shumë. Varet me çfarë e krahason. Nëse krahasohet me Rusinë, ata shpenzojnë mbi 9% të PBB-së së tyre për mbrojtjen dhe atëherë 3% duket si një numër i vogël. Por në të vërtetë kanë rëndësi edhe kapacitetet, shkurtimi i kohëve të furnizimeve dhe ulja e kostove. Duhet bërë gjithçka me mençuri”.

Duke u zhvendosur në jug, a mendoni se Izraeli e ka tepruar me bombardimet në Gaza?

“Po. Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes, por ngjarjet e fundit kanë treguar qartë që ka kaluar kufijtë. Është e tmerrshme humbja e jetëve njerëzore që shohim atje”.

Çfarë mund të bëjë Europa?

“Kemi qenë në kontakt me homologët tanë izraelitë dhe jemi shumë të drejtpërdrejtë. Po përpiqemi t’i ndihmojmë sa më shumë palestinezët. Kemi miratuar një tjetër paketë ndihme prej 1,6 miliardë eurosh. Jemi mbështetësit më të mëdhenj të zgjidhjes me dy shtete. Siguria e Izraelit nuk mund të vazhdojë pa respektimin e të drejtave të palestinezëve”.

 



Ju sugjerojmë

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

1 Tetor, 2025 8:03 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

1 Tetor, 2025 8:01 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

30 Shtator, 2025 11:03 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

30 Shtator, 2025 9:52 pm
Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
Bota

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

30 Shtator, 2025 8:56 pm
Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
Bota

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

30 Shtator, 2025 8:26 pm
Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
Bota

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

30 Shtator, 2025 7:22 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

30 Shtator, 2025 6:56 pm
Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin
Bota

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

30 Shtator, 2025 6:01 pm
Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
Bota

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

30 Shtator, 2025 5:24 pm
Para
Veliaj kërkon sërish lirinë, GJKKO shqyrton sot ankimimin për ndryshimin e masës “arrest me burg”

Veliaj kërkon sërish lirinë, GJKKO shqyrton sot ankimimin për ndryshimin e masës “arrest me burg”

SHBA-ja heq sanksionet ndaj anëtarit të kabinetit të Orbanit

SHBA-ja heq sanksionet ndaj anëtarit të kabinetit të Orbanit

Prokuroria Speciale përfundon paraqitjen e provave për Thaçin dhe 3 ish-krerët e UÇK

Prokuroria Speciale përfundon paraqitjen e provave për Thaçin dhe 3 ish-krerët e UÇK
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
1 Tetor, 2025

Ditën e mërkurë, Shqipëria do të ndikohet nga një front i ftohtë atmosferik me ajër të lagësht nga veriperëndimi. Moti...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 22 nëntor 2023
1 Tetor, 2025

Dashi Nuk do kaloni aspak një dite te mërzitshme sot pranë atij qe dashuroni, përkundrazi emocionet do jene edhe me...

Lexo më shumë

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
30 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë kërcënimet bërthamore ruse në një fjalim para qindra gjeneralëve dhe admiralëve. "Kohët e...

Lexo më shumë

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
30 Shtator, 2025

Një figurë e lartë e Hamasit i ka thënë BBC-së se grupi ka të ngjarë ta refuzojë planin e paqes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com