Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump do ta fitojë thellë këtë raund me shtetin!

2018/07/18 at 9:28 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Trump do ta fitojë thellë këtë raund me shtetin!

Kur zhgënjimi dhe emocionet të mbarojnë, samiti i Helsinkit do të hyjë në histori si një pikë kthese në luftën e Presidentit amerikan për të vënë në rrugën e drejtë dhe rregulluar problematikat e politikës së jashtme.


Ky Samit mund të jetë pa frik, një pikë modeste e zbutjes së marrëdhënieve SHBA-Rusi.

Presidenti Trump e dinte shumë mirë se çfarë po thoshte në konferencën e shtypit me Vladimir Putinin. Nga ana tjetër Putin e dinte se shtypi do t’i kërkonte atij versionin të cilit i beson Rusia për zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Pyetja erdhi dhe Presidenti Trump u zhvendos shpejt tek serverat e humbur të Clinton dhe 33,000 emailet e zhdukura.

Përgjigja e Trump-it shkaktoi evokimin përfundimtar tek votuesit në këtë betejë epike, e cila ka qenë duke u tronditur dhe ndezur Amerikën dhe duke mahnitur botën për dy vjet.

Shumë nga mbështetësit politikë të presidentit shprehën keqardhje të vërtetë. Senatori amerikan Lindsey Graham (R-S.C.) tha se Trump kishte “humbur një mundësi” për t’u përballur me Putin publikisht.

Newt Gingrich tha se komentet e presidentit Trump ishin një “gabim serioz”, që kërkonin korrigjim të menjëhershëm.

Demokratët shprehën shqetësim dhe zemërim ndaj Presidentit, duke thënë se ai ka poshtëruar vendin. Sipas tyre Donald Trump shkoi në Helsinki që të pastrojë emrin nga akuzat për bashkëpunim me Rusët, por në fakt ai e ndoti më shumë, e madje e çoi dhe botën drejt një destabiliteti që dikur dukej i pamendueshëm.

Trump dhe Putin, ndërsa e cilësuan takimin konstruktiv, shprehën vullnet për çarmatosjen bërthamore, por gjithashtu konfirmuan pozicionet e ndryshme për çështje si Siria, Irani apo Krimea.
Presidenti Trump u tha gazetarëve: “Punët me Rusinë po shkojnë shumë mirë, ndoshta më mirë se në kohën e çdo presidenti tjetër; Asnjë president nuk ka qenë aq i fortë sa unë me Rusinë”.

 

Stuhia e Aktakuzës së Mueller

Ndërhyrja ruse është e pakuptimtë!  ‘Drejtuesit e fushatës së Trumpit nuk patën bashkëpunim me Moskën, Rusia nuk ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA’, tha Putin.

Presidenti Trump deklaroi para botës se komuniteti i inteligjencës amerikane ishte thellësisht i korruptuar nga paraardhësit e tij, dhe se ishte më pak i besueshëm se banori kryesor i Kremlinit.

Por ai shtoi se veprimet ruse nuk patën ndikim në rezultatin e fitores së tij ndaj demokrates Hillary Clinton dhe përsëriti deklaratën e tij të shpeshtë duke mohuar se ka pasur ndonjë bashkëpunim të fshehtë mes fushatës së tij dhe operativëve rusë. Ndërkohë Prokurori i posaçëm i SHBA, Robert Mueller, vazhdon hetimin e tij 14-mujor për ndërhyrjen ruse.

Mueller do ta mbajë këtë bërthamë drejt zgjedhjeve, me Sessions dhe Rosenstein si nyje të drejtpërdrejta.

Votuesit duhet të jenë juria. Kjo polemikë do të përfundojë, dhe pasi Senati të ketë trajtuar (në mënyrë pozitive) me kandidatin e Gjykatës së Lartë, të gjithë do të jenë të qetë derisa fushata të ndizet me të vërtetë pas Ditës së Punës.

Rreziku me Putin është që ta shtyjë Rusinë në krahët e Kinës dhe Iranit. NATO mund të reformohet dhe Rusia mund të bëhet një shtet gjysmë bashkëpunues. Këto janë qëllime të arsyeshme dhe ato janë të arritshme nga Trump.

 

Po, a ka pasur ndërhyrje të paligjshme në zgjedhjet e vitit 2016?

Ajo që e bën këtë polemikë kaq unike është aftësia e udhëheqësve  demokratë, me bashkëpunëtorët e tyre të mediave dhe mashtruesit para publikut, për ta mbajtur këtë ‘pëllumb të vdekur’, duke pretenduar se Mueller po kryen një hetim serioz; por a po kryen në të vërtetë Muller një hetim serioz?

Presidenti po shfaq hapur kundërshtimin e hapjes së kufijve dhe rikthimin e uljes të taksave. Ai duhet të festojë Ditën e Punës duke urdhëruar lirimin e asaj që komitetet e kongresit kanë kërkuar nga Rosenstein për shumë muaj.

Donald Trump po lëviz për të çmontuar shtetin administrativ dhe për të rivendosur rendin ndërkombëtar me një guxim dhe efikasitet.

Trump mund t’i ketë trajtuar gjërat më mirë në Helsinki, ndoshta dhe ka provokuar. Por në thelb ai ka të drejtë. Dhe ai do të fitojë./Përshtatur për Opinion.al/Conrad Black



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Mësohet kundërshtari i Kukësit në Champions, Agolli vjen në Shkodër

Mësohet kundërshtari i Kukësit në Champions, Agolli vjen në Shkodër

Deputeti demokrat ironizon me Ramën dhe e paralelizon me Zotin

Deputeti demokrat ironizon me Ramën dhe e paralelizon me Zotin

Gruaja e fali pas tradhtisë me Afërdita Dreshajn, Agon Amiga ka një lajm të madh

Gruaja e fali pas tradhtisë me Afërdita Dreshajn, Agon Amiga ka një lajm të madh
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com