Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump dhe Putin, cfare raporti i cuditshem?!

2015/12/19 at 11:00 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trump dhe Putin, cfare raporti i cuditshem?!

Një shkëmbim i pazakontë dhe reciprok komplimentash, që i ngjan një mbështetjeje të vërtetë: presidenti rus, Vladimir Putin, ka hyrë me të dyja këmbët në garën elektorale për zgjedhjet presidenciale 2016 në SHBA, në favor të Donald Trumpit.

Dhe mbreti i industrisë së ndërtimit e falënderon, duke shfrytëzuar rastin për të thënë se, me të në Shtëpinë e Bardhë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës do të jenë padyshim më të mira. Gjatë konferencës për shtyp të fundvitit, udhëheqësi i Kremlinit ka thënë se Trumpi, kandidat në primaret republikane, është një person “i pazakontë, me talent, pa asnjë dyshim”.

“”Nuk na takon ne të gjykojmë për pikat e forta, por ai është udhëheqësi absolut në garën presidenciale”, ka thënë Putini. Pohime që e kanë bërë të buzëqeshë miliarderin njujorkez. “Eshtë gjithmonë nder i madh të marrës komplimenta nga një njeri kaq shumë i respektuar, në vendin e tij dhe më tej”, është përgjigjur Trumpi, gjatë një takimi në Columbus, Ohio.

“Kam menduar gjithmonë se Rusia dhe SHBA duhet që të jenë në gjendje të punojnë mirë së bashku, për të mposhtur terrorizmin dhe për të sjellë paqe në botë – ka shtuar – për të mos folur pastaj për tregtinë, dhe gjithë të mirat e tjera që burojnë nga respekti reciprok”.

Me një fjalë, Trumpi ka përfituar nga “përkëdhelitë” e presidentit rus, për ta zhvendosur diskutimin nga plani personal, në përmbajtjen politike, duke përsëritur qëllimin e tij për të punuar, për një marrëdhënie më të ngushtë me Rusinë, duke ndryshuar drejtim, në marëdhëniet aktuale me jashtë.

Komentet e Putinit për Trumpin “tingëllojnë më shumë si një mbështetje” në garën presidenciale, ka komentuar nga ana e tij zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest. Pas elozheve për kandidatin republikan, Putini ka saktësuar, megjithatë, se “Rusia dëshiron të zhvillojë marrëdhënie me Amerikën dhe me cilindo president që do të zgjedhin qytetarët amerikanë”.

Dhe atyre që e kanë pyetur se çfarë mendon në lidhje me pohimet kundër myslimanëve dhe kundër imigrantëve që ka bërë Trump, ai është përgjigjur: “Sa i përket çështjeve të brendshme, frazave që ai përdor për të rritur popullaritetin e tij, e gjithë kjo nuk i përket Rusisë, dhe nuk na takon ne të gjykojmë”.

Me një fjalë, Putinit nuk i intereson aq shumë retorika elektorale që përdor kandidati i republikanëve, se sa hapja ndaj tij dhe ndaj Rusisë. “Thotë se dëshiron të kalojë në një tjetër nivel marrëdhëniesh, më të ngushta dhe më të thella. Si mund të mos e mirëpresim këtë? Natyrisht që i urojmë mirëseardhjen”, ka thënë Putini.

Që Trumpi kërkon mirëkuptimin me udhëheqësin e Kremlinit, ky nuk është sekret, madje gjatë fushatës elektorale ka përsëritur disa herë, se me të në Shtëpinë e Bardhë, “nuk do të ekzistonte lloji i problemeve që ekziston tani” me administratën Obama.

Ndërkohë që shumëkush e sheh Rusinë si një problem për SHBA, për Trumpin “mund të jetë në fakt një burim i madh”. Me shkëmbimin reciprok të komplimentave, miliarderi njujorkez është distancuar edhe më shumë nga kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton, pikërisht ajo që shumëkush e konsideron tashmë fituese të sigurtë të zgjedhjeve. Dhe që në mars të vitit që kaloi, kishte krahasuar veprimet e Putinit me Krimenë, me veprimet e Hitlerit para Luftës së Dytë Botërore, me popullsitë e etnisë gjermane në Cekosllovaki dhe Rumani: një fyerje që Putini vështirë se do ta harrojë apo justifikojë me retorikën paraelektorale./IlGiornale

Bota.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Vdes Sulo Gradeci, njeriu më i afërt i diktatorit Hoxha

Vdes Sulo Gradeci, njeriu më i afërt i diktatorit Hoxha

Frank Sinatra spiun i CIA-s? Ja vipat spiunë

Frank Sinatra spiun i CIA-s? Ja vipat spiunë

Lajm i mirë, ju digjni kalori dhe në gjumë

Lajm i mirë, ju digjni kalori dhe në gjumë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com