Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump dhe armët kimike që duhet të shkatërroheshin në Shqipëri

2018/04/14 at 3:30 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Trump dhe armët kimike që duhet të shkatërroheshin në Shqipëri

*Nga Ilir Babaramo


Pavarësisht kërcënimeve të Rusisë se bota mund të hyjë në luftën e tretë botërore Siria u gdhi nën raketat e tre fuqive më të mëdha perëndimore. Shkaku i bombardimeve ishte përdorimi i armëve kimike nga regjimi i Asad kundër popullsisë civile, pikërisht i atyre armëve kimike që në bazë të marrëveshjes Kerry-Lavrov duhet të shkatërroheshin në Shqipëri.

Gjatë dy javëve të fundit bota e qytetëruar u gjend në të njëjtën rrethanë si në vjeshtën e pesë viteve më parë. Dhe atëherë, Asad kishte kryer sulm me armë kimike. Perëndimi u alarmua dhe vendosi të reagojë energjikisht. Presidenti i atëhershëm Barak Obama deklaroi se do bombardojë Sirinë jo vetëm si një masë ndëshkuese por dhe për të larguar një të çmendur që mban peng Lindjen e Mesme. Krahas tij u rreshtuan menjëherë Kameron dhe Hollande.

Por në çastin e fundit, në kohën kur të gjithë prisnin trajektoret e raketave, gjithçka u përmbys. Kamerunit ju lidhën duart nga një votim i dështuar në Dhomën e Komunave ndërkohë që Obama ndryshoi kryekëput qëndrim duke e lënë të izoluar Hollande.

Imagjinoni: një president francez, një president socialist francez këmbëngulte për të çuar aeroplanmbajtëset, ndërsa një president amerikan u tërhoq. Kurrë s’kishte ndodhur më parë. Obama ra në grackën e Putin. Pranoi të niste për negociata shefin e tij të diplomacisë për të gjetur një zgjidhje paqësore. Në bisedimet Kerry-Lavrov u vendos që bombardimi i Sirisë do shmanget sepse Siria pranon shkatërrojë gjithë arsenalin e saj të armëve kimikë. U vendos që ky arsenal të shkatërrohej në Shqipëri.

Çfarë ndodhi më pas të gjithë e mbajmë mend. Për një shekull rresht siguria globale është vendosur në brigjet e Potomak, lumit që ndan Shtëpinë e Bardhë nga Pentagoni, por pesë vjet më parë çështja më e mprehtë globale përfundoi në brigjet e Lanës, tashmë jo në dorë të Kerry dhe Lavrov, por të Sazan Gurit. Nëse Asad dhe Putin i qëndruan këtij angazhimi e pamë dy javë më parë. Ky nuk ishte rasti i vetëm që Putin detyronte Uashigtonin të tërhiqej pa lavdi. Dhe jo për faj të përmasave të SHBA, por për shkak të dobësisë së presidentit të saj.

Obama do mbahet mend si një nga presidentët më të dobët amerikanë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Vendin jo vetëm më të fuqishëm por dhe garancinë e vetme të paqes në botë e bëri vulnerabël në sytë e opinionit ndërkombëtar. Pranvera arabe, Koreja e Veriut , Siria tashmë mund të konsiderohen si dështime globale të tij, ndërkohë që në rajonin tonë u shtua prania ruse.

Tre fuqitë e mëdha që mbrëmë ndërmorën sulmin në Siri janë pikërisht ato që pesë vjet më parë u tërhoqën krejt papritur pas vendimit të Obamës duke dëshmuar një dobësi të pakuptueshme të Perëndimit. Kjo e ka një shpjegim: strategjia e gabuar. Historia e njerëzimit ka dëshmuar se regjimet gjakatare as nuk luftohen dhe as nuk përmbysen me OJQ dhe seminare për shoqërinë e hapur. Historia ka dëshmuar gjithashtu se bota ka qenë më e sigurtë kur qiraxhi në Shtëpinë e Bardhë ka qenë një republikan.

Para se Trump të ndërmerrte këtë vendimin energjik , I mbështetur nga Macron dhe May, u përball me retorikën më kërcënuese për nisjen e luftës së tretë botërore. Madje përballë tyre u shfaq një aleancë laragane. Putin, Ajotallah Khamenei dhe Erdogan u takuan para pak ditësh si për ti dëshmuar botës se në Lindjen e Mesme janë bashkë. Ndërkohë sekretari I përgjithshëm I NATO-s , Stoltenberg dekaroi menjëherë pas bombardimeve se ato kanë mbështetjen e Aleancës së Veriut.

Jo vetëm se Shqipëria është anëtare e Aleancës, drejtuesit e politikës shqiptare duhet të kenë një qëndrim për të mbështetur por dhe për ti dhënë përgjigje akuzave që I kanë bërë njëri tjetrit. Basha duhet të dalë menjëherë të ndëshkojë qëndrimin e Rusisë për të dëshmuar se akuzat që i bëhen se ka marrë financime gjatë fushatës elektorale nga Kremlini janë fantazi. Rama duhet të dalë gjithashtu dhe për të kundërshtuar indirekt akuzat e opozitës se votën e Shqipërisë në OKB ia ka dhënë me qira Erdoganit.

*Marrë nga profili personal në Facebook

Etiketa: armet kimikeshqiperiatrump


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Mariza Iknomi kundër ndërhyrjeve kirurgjikale: Më pëlqen t’i ngjaj mamit tim, jo Monica Bellucit

Mariza Iknomi kundër ndërhyrjeve kirurgjikale: Më pëlqen t’i ngjaj mamit tim, jo Monica Bellucit

Bombë bërthamore mbi Washington, simulimi në 3D–VIDEO

Bombë bërthamore mbi Washington, simulimi në 3D–VIDEO

5800 persona të burgosur/ Ja sa paguajnë shqiptarët për të dënuarit

5800 persona të burgosur/ Ja sa paguajnë shqiptarët për të dënuarit
















TE FUNDIT

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
8 Maj, 2025

Nga studioja e Opinionit, Sali Berisha kishte një thirrje dhe një dhuratë për kryeministrin Edi Rama. I ftuar mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
8 Maj, 2025

Së bashku me ekipin e tij, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e Opinion në TV Klan. Teksa...

Lexo më shumë

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
8 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan. E teksa tre ditë...

Lexo më shumë

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
8 Maj, 2025

Betejën kundër sanksionimit amerikan “non grata”, Sali Berisha thotë që e ka bërë i vetëm dhe në interes të Shqipërisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com