Bota

Trump: Çdo sulm i Iranit, do të marrë përgjigje 1 mijë herë më të rëndë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:20 - 15/09/20 |
el ida

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se çdo sulm i Iranit do të merrte përgjigje shumë më të rëndë nga SHBA-ja.

“Çdo sulm i Iranit, në çfarëdo forme, kundër Shteteve të Bashkuara do të kishte si përgjigje një sulm ndaj Iranit, që do të ishte 1,000 herë më i madh”, shkroi Trump në Twitter.

Reagimi vjen pas raporteve se Irani po planifikon të vrasë një diplomate amerikane, për të marrë hak për vrasjen e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani.

Gazeta amerikane Politico raportoi më 13 shtator për një komplot të dyshuar iranian për të vrarë Lana Marksin, një mike e Trumpit, e cila ka marrë postin e ambasadores së SHBA-së në Afrikën e Jugut, në muajin tetor.

Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të Qeverisë amerikane, Politico tha se zyrtarët amerikanë kanë qenë në dijeni për një kërcënim të përgjithshëm kundër Marksit qysh në pranverë, por shtoi se ai është bërë më specifik javëve të fundit.

Ende nuk është e qartë se përse Irani do të sulmonte pikërisht Lana Marksin./Opinion.al

Pas