Bota

Trump apo Biden? Sot amerikanët zgjedhin presidentin e tyre


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:02 - 03/11/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme të gjithë amerikanët do të votojnë për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm mes dy kandidatëve, Donald Trump dhe Joe Biden.

Shtetasit amerikanë mundtë votojnë edhe përmes postës, votim ky që ka ngjallur shumë polemika në SHBA.

Në Amerikë, të dy kandidatët mbyllën mbrëmë fushatën elektorale në Shtetet më vendimtare për votën e tyre. Biden akuzoi edhe një herë Trump për menaxhimin e keq të pandemisë, ndërsa iu premtoi amerikanëve një kthim në normalitet me fitoren e tij.

Nga ana tjetër presidenti me përkrahjen edhe të pjesëmarrësve, në fjalimet e tij u premtoi atyre se nga 4 nëntori nuk do të dëgjohet më mbi pandeminë dhe teksa ata thërrisnin që ai te pushonte ekspertin e lartë të shëndetësisë Anthony Fauci, përgjigjja e Trump ishte: Prisni pas zgjedhjeve.

Megjithatë në ditën e madhe të zgjedhjeve të vendit më demokratik në botë, situata nuk është aspak normale si në zgjedhjet e mëparshme.

Shumë biznese kanë marrë masa sigurie nga frika e ndonjë protestë të mundshme pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve. Masa janë marrë dhe në Shtëpinë e Bardhe e cila ka shtuar dhe një gardh tjetër të ngjashëm me atë që u vendos në verë.

Policia është përpjekur herë pas herë të qetësojë qytetarët duke i siguruar se nuk do të ketë kaos në një ditë si kjo dhe se ruajtësit e rendit janë te mobilizuar për mos ta lejuar diçka të tillë.

Pas