Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trukimi/Ja si prokurorët hetuan Teutën gjatë ndeshjes me Austrinë e Vienës

2016/07/09 at 7:54 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trukimi/Ja si prokurorët hetuan Teutën gjatë ndeshjes me Austrinë e Vienës

Ndeshja miqësore mes Austrisë së Vjenës dhe Teutës, e cila përfundoi 7­-2, dyshohet se është e trukuar. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat austriake, të cilat raportojnë me hollësi atë që ka ndodhur në datën 21 qershor dhe thonë se ekipi shqiptar është i përfshirë në këtë skandal.


Portali i njohur “news.at” shkruan me hollësi atë që ka ndodhur dhe raporton se prokuroria e këtij vendi ka nisur një hetim duke shkuar në hotelin në të cilin qëndronte Teuta. Policia ka marrë në pyetje zyrtarët e klubit dhe futbollistë të ndryshëm.

Në publikimin e lajmit bëhen me dije emrat e 3 lojtarëve, të cilët kanë dhënë intervista për policinë. Këta të fundit kanë kërkuar edhe telefonat celularë për të parë komunikimet që ka pasur skuadra e Teutës gjatë atyre ditëve. Ndërkohë, një tjetër gazetë e njohur austriake, “Kurier”, ka publikuar edhe emrat e tre futbollistëve që janë marrë në pyetje nga hetuesit.

Bledian Rizvani, Shpëtim Moçka dhe Rustem Hoxha janë lojtarët që janë pyetur për të hedhur dritë mbi ndeshjen Austria e Vjenës-­ Teuta.

Investigimi

Ja çfarë shkruhet në lajmin e pasqyruar nga portali i njohur dhe serioz “news.at”: “Sytë e tifozëve të futbollit janë të drejtuara prej disa javësh në kampionatin europian në Francë, ndërsa skuadra të ndryshme zhvillojnë fazën përgatitore dhe kanë program të përcaktuar për të qenë sa më në formë për kampionatin e ardhshëm.

Në Austri ka pasur shumë skuadra, të cilat kanë zhvilluar këtu ndeshje miqësore dhe kanë përfituar për të bërë edhe biznes. Shembulli tipik është klubi shqiptar Teuta, i Durrësit. Këta të fundit bënë dy ndeshje miqësore, ndaj Riedit humbën 1-­0, ndërsa ndaj Austrisë së Vjenës humbën 7-­2.

Në pamje të parë duket një rezultat i padëmshëm, sepse ndeshja është thjesht miqësore. Katër ditë pas ndeshjes, hetuesit kanë dërguar në hotelin ku qëndronte Teuta disa oficerë policie në emër të prokurorisë.

Teuta dyshohet se ka manipuluar këtë takim për llogari të mafies së basteve. Trajnerët, zyrtarët dhe lojtarët kanë dhënë dëshmitë e tyre, por janë detyruar të dorëzojnë edhe telefonat celularë. Klubet austriake nuk janë përfshirë në këtë skandal, pasi rrjeti është goditur prej kohësh, por trukimet e ndeshjeve vazhdojnë të bëhen nga skuadrat e tjera”.

E shkuara

Hetuesit austriakë kishin goditur rrjetin e basteve në vitin 2013, kur skuadra e sulmuesit Sanel Kuljiç fiksonte ndeshje. Nga hetimi i mëparshëm u dënuan me burg dy shqiptarë, të cilët kishin manipuluar ndeshjet duke marrë urdhra edhe nga mafia e bixhozit dhe basteve.

Shqipëria është duke u goditur prej disa vitesh nga ky rrjet dhe diçka të tillë e dëshmon edhe pezullimi i Skënderbeut nga garat europiane. Në rastin e Teutës, ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë mes vëzhguesit zviceran “Sportradar” që ka kapur lëvizje të parregullta të koeficientëve të basteve edhe në ndeshjen kundër Riedit.

Në dukje ishte një sfidë, e cila përfundoi 1­-0 dhe nuk të lë hije dyshimi, por sipas atyre që merren me lëvizjen e koeficientëve dhe analizës së shumave të parave të luajtura për një ndeshje normale futbolli, kishte hije dyshimi.

Nisur nga ky fakt, ndeshja kundër Austrisë së Vjenës u vu në fokus të hetuesve, të cilët kanë ndjekur nga afër jo vetëm lëvizjet e koeficientëve, por edhe sjelljen e futbollistëve në fushën e lojës. Të dyshuarit do të hetohen për mashtrim sportiv në përgjithësi. Një skandal që ka tërhequr vëmendjen maksimale të gazetave serioze austriake që e kanë pasqyruar dje gjatë të gjithë ditës.



Ju sugjerojmë

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Para
Ja 14 merkatot e bujshme të verës, pritet edhe një Shkodran për Milanin

Ja 14 merkatot e bujshme të verës, pritet edhe një Shkodran për Milanin

E fundit/ Polici vret me armë zjarri të sëmurin psikik

E fundit/ Polici vret me armë zjarri të sëmurin psikik

E fundit/ Makina godet motoçikletën, humb jetën i riu

E fundit/ Makina godet motoçikletën, humb jetën i riu

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
7 Qershor, 2025

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 maj, Reporterët pa Kufij ngrenë alarmin: Situata për gazetarët po përkeqësohet...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
7 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një video nga stërvitja e Forcave të Armatosura në “Defender...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

Dy shenjat më me fat të horoskopit
7 Qershor, 2025

Dashi Sot duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm përpara se të nxirrni përfundime. Mos harroni se është e lehtë të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

Parashikimi i motit, 10 mars 2020
7 Qershor, 2025

I nxehti afrikan do të vijoj të jetë prezent edhe gjatë ditës së sotme në vendin tonë, duke sjellë mot...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com