Skënderbeu është njohur me akuzat e ngritura nga UEFA për trukime, teksa organizata më e lartë e futbollit europian ka përgatitur një material voluminoz me 72 faqe.Duke parë volumin e madh, drejtuesit e Skënderbeut kanë kërkuar kohë për të shqyrtuar akuzat e ngritura e për të përgatitur mbrojtjen së bashku me konsulentët e tyre ligjorë dhe sportivë.Citynews.al raporton se UEFA ka pranuar kërkesën e korçarëve, dhe më datë 1 qershor përfaqësuesit e klubit të Skënderbeut do të paraqesin mbrojtjen e tyre dhe do të pritet vendimi.Presidenti Takaj i cili ishte të mërkurën në Nion të Zvicrës është kthyer në Tiranë, e të martën do të udhëtojë sërish drejt Zvicrës për të mësuar vendimin që do të merret për klubin e tij.