Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trukimet/ Skënderbeu në ankth, ja çfarë pritet sot nga UEFA

2016/06/01 at 11:45 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trukimet/ Skënderbeu në ankth, ja çfarë pritet sot nga UEFA

Klubi i Skënderbeut po kalon momente ankthi, para se të mësojë fatin e tij nga UEFA. Bëhet fjalë për një vendim jetik, pasi flitet për vazhdimësinë në majat e fundit europian, apo një tronditje e thellë e klubit korçar.

Tani që janë zhvilluar të gjitha seancat dëgjimore, si me njohjen e drejtuesve të klubit shqiptar me provat, ashtu edhe me pretendimet e tyre, ditën e sotme është paralajmëruar se do të merret një vendim.

Çfarë pritet – UEFA ka ngritur akuza të rënda për klubin e Skënderbeut (trukim), ku në rast se arrin t’i faktojë, atëherë dënimi do të jetë shkatërrues, duke përfshirë disa vite përjashtim nga kompeticionet europiane.

Por, sapo organi drejtues i futbollit europian të marrë një vendim, të nesërmen parashikohet të mblidhet Komisioni i Etikës së FSHF­së që gjithashtu të marrë një dënim të rëndë.

Gjatë procesit mësohet se UEFA ka paraqitur si prova analizën e specialistëve të basteve për shkak të luhatjeve të mëdha, shifrave të mëdha që janë fituar, por edhe numrin e lartë të ndeshjeve të dyshuara.

Ka pasur raporte nga delegatë, arbitra apo zyrtarë të tjerë në takimet që janë akuzuar. Duke iu referuar precedentëve, mbi të gjitha rastit të klubit maqedonas të Pobedës, UEFA e dënoi, jo vetëm prej këtyre raporteve, por duke iu referuar edhe një dëshmie anonime, për të cilën pati shumë dyshime se ishte fiktive.

Besimi i Skënderbeut – Drejtuesit e klubit kanë këmbëngulur në pafajësi, pasi, sipas tyre, nuk ka asnjë përgjim apo një provë konkrete që të implikojë dhe të faktojë përfshirjen në paracaktimin e rezultatit.

Sipas tyre, provat e paraqitura në proces janë rrethanore dhe aspak të vlefshme për të marrë një dënim. Duhet kujtuar se ka edhe raste të mëparshme kur UEFA ka aluduar me klubet shqiptare.

Saktë­sisht për ndeshjen e Vllaznisë dhe Tiranës në Europë, por nga ai hetim nuk pati asnjë përfundim ku të merrej një dënim. Gjithsesi, ndryshimi me rastin konkret është se procesi ka qenë më i gjatë, me dëshmi dhe disa seanca.

Njësoj si në rastin e Pobedës maqedonase, e cila në fund u përjashtua 8 vite nga kompeticionet europiane, dhe u dënua përjetë presidenti e kapiteni i ekipit. Pikëpyetja te Korça është: A kanë prova për ta dënuar?! Ankth që merr përgjigje sot…

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Ermal Mamaqi fillon punë në Klan?!

Ermal Mamaqi fillon punë në Klan?!

Ky është 3 vjeçari që ra në strofullën e gorrillës

Ky është 3 vjeçari që ra në strofullën e gorrillës

FOTO/ Ministri Panariti feston ditëlindjen, ja surpriza e stafit

FOTO/ Ministri Panariti feston ditëlindjen, ja surpriza e stafit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com