Altin Raklli është lënë i lirë nga gjykata austriake. Ai u akuzua dhe u dënua për trukim ndeshjesh, por në fund gjykata vendosi ta lërë të lirë me kusht.
Pas disa lajmeve që qarkulluan në mediat online për arrestimin e tij, një burim i sigurt tha për Opinion.al se gjyqi përfundoi të enjten dhe Raklli u la në liri me kusht. “Në fillim u kërkua 9 muaj burg dhe 1200 euro gjobë, por më pas iu konvertua me 3 vite liri me kusht”, tha burimi.
Një grup shqiptarësh u ndaluan në 2010 dhe që atëherë vazhdoi gjyqi për trukim në kampionatin austriak. Gjyqi përfundoi të enjten dhe Raklli u la i lirë ndërsa shqiptarët e tjerë po vuajnë dënimin.