Në spitalin e Tropojës është paraqitur pasditen e sotme për ndihmë mjekësore shtetasi A. A., 27 vjeç, banues në fshatin Margegaj.
Mësohet se 27-vjeçari ka deklaruar para bluve se është vetëplagosur nga pakujdesia me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.