Policia e Tropojës ka shpallur në kërkim tre shtetas (babai dhe dy djemtë), pasi kanë plagosur pas një konflikti të çastit një 43-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lekbibaj- Fierzë, ndërsa i plagosuri është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasit; N. M., 45 vjeç, Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç, banues në fshatin Tetaj.
Në aksin rrugor Lekbibaj- Fierzë, këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë ( thikë) shtetasin P. Gj., 43 vjeç, banues në fshatin Fierzë, i cili është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës. Gjithashtu, i kanë dëmtuar me gurë automjetin tip “Volkswagen”, njoftoi policia./Opinion.al